
Foto nga VCG
Inteligjenca artificiale ka arritur të deshifrojë një pjesë të shkrimeve antike. Gjuha me simbole që përdorej që në shekullin IV p.e.s nga babilonasit, persianët e të tjerë, është forma më e lashtë e shkrimit, por janë shumë të paktë studiuesit në botë që arrijnë ta përkthejnë dhe për këtë arsye një grup izraelit arkeologësh dhe informaticienësh kanë krijuar një program për këtë qëllim, shkruan “RTSH”.
Rezultatet e para janë premtuese, por ka ende vend për perfeksionim, pasi projekti konsiderohet mjaft i rëndësishëm drejt dijes, për të kuptuar më tepër për traditat e lashta të panjohura.
Programi bazohet mbi të ashtuquajturin përkthim automatik që përdoret edhe nga “Google Translate” dhe që funksionon duke konvertuar fjalët në numra e më pas i përkthen në gjuhën tjetër me një konstruksion sintaksor më të saktë. (Elona)
