Xi thekson krijimin e sistemeve të reja për ekonominë e hapur me standard më të lartë
2023-07-12 15:36:24

Presidenti kinez Xi Jinping theksoi të martën përpjekjet për krijimin e sistemeve të reja për një ekonomi të hapur me standard më të lartë dhe promovimin e kalimit gradual nga kontrolli i dyfishtë mbi sasinë dhe intensitetin e konsumit të energjisë te kontrolli i dyfishtë mbi sasinë dhe intensitetin e konsumit të lëshimeve të karbonit.

Xi, që është edhe sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe kryetari i Komisionit Ushtarak Qendror, i tha këto gjatë drejtimit të një mbledhjeje të Komisionit Qendror për Thellimin e Reformës së Gjithanshme.

Ndërtimi i sistemeve të reja për një ekonomi të hapur me standard më të lartë është një masë strategjike e Kinës për promovimin e reformës dhe zhvillimit nëpërmjet hapjes, tha Xi. 

Ai nxiti përpjekjet për të krijuar një model të ri zhvillimi me shërbimet në qendër, fokusimin në hapjen institucionale, thellimin e reformës së sistemit dhe mekanizmit në fushat kyçe të këmbimit valutor dhe bashkëpunimin në sektorë të tillë si investimet, tregtia, financa dhe inovacioni, si edhe përmirësimin e politikave dhe masave mbështetëse për ta ngritur hapjen e vendit në një nivel të ri.

Është e nevojshme që të vendoset objektivi strategjik për realizimin e modernizimit bujqësor e rural dhe fuqizimin e bujqësisë, tha Xi, duke bërë thirrje për përpjekje që të shpejtohet rregullimi i mangësive në zhvillimin bujqësor dhe rural, për të hedhur një themel të fortë për ndërtimin e një vendi socialist modern në të gjitha drejtimet.

Duke vënë në dukje se ndërtimi i qytetërimit ekologjik të Kinës ka hyrë në një periudhë të rëndësishme me pakësimin e karbonit si drejtimi strategjik kyç, Xi bëri thirrje për të promovuar rregulloren e konsumit të përgjithshëm dhe intensitetit të energjisë, për kalimin gradual te një sistem kontrolli të dyfishtë mbi sasinë dhe intensitetin e lëshimeve të karbonit.

CFP

Duhet të bëhen përpjekje për të thelluar reformën e sistemit të energjisë, për të përshpejtuar ndërtimin e një sistemi të ri energjetik, që është i pastër dhe me karbon të ulët, i sigurt dhe i mjaftueshëm, efikas nga ana ekonomike, me bashkërendim të ofertës e kërkesës dhe inteligjent, për të promovuar më mirë revolucionin në prodhimin dhe konsumin e energjisë dhe për të garantuar sigurinë e energjisë, tha ai.

Mbledhja theksoi nevojën e thellimit të refomës së sistemeve dhe mekanizmave në tregti dhe investim, zgjerimin e hyrjes në treg dhe optimizimin e plotë të mjedisit të biznesit për të përmirësuar cilësinë dhe standardet e bashkëpunimit në fushën e tregtisë dhe të investimeve.

Krijimi i sistemeve të reja për një ekonomi të hapur me standarde më të larta duhet të lidhet me strategjitë kombëtare si ndërtimi i përbashkët i "Një brez, Një rrugë", u tha në mbledhje, duke bërë thirrje për pjesëmarrje aktive në reformën dhe ndërtimin e sistemit të qeverisjes globale.

Duke theksuar rëndësinë e dhënies përparësi ruajtjes, në mbledhje u theksua nevoja e bërjes së një pune të mirë për rezervimin e energjisë në një nivel e me cilësi më të lartë dhe e arritjes së përfitimeve maksimale me kosto minimale.

CFP

Marrëdhënia mes zhvillimit e pakësimit të lëshimit duhet bashkërenduar dhe politikat duhet të rregullohen e optimizohen në mënyrë shkencore, tha mbledhja. (Xu Guang)