"Shaolin Shan (Zen)" është një ndër 72 teknikat e veçanta të Tempullit "Shaolin". Kjo seri lëvizjesh evoluoi nga mënyra se si murgjit ulen në meditimin e thellë "Shan", duke kombinuar metodat e ruajtjes së shëndetit nga librat e lashtë, si "Stërvitja për forcimin e muskujve dhe kockave dhe Shkrimi i Shenjtë mbi pastrimin e palcës", me një histori mbi 1500-vjeçare. Teknika "Shaolin Shan" alternohet mes lëvizjeve të ngadalta e të shpejta dhe qetësisë.
"Shaolin Shan" është një lloj vetëkultivimi/CGTN
"Shaolin Shan" është një lloj vetëkultivimi. Ai është arti më i mirë marcial i "Shaolin"-it për të mishëruar "unitetin e shpirtit dhe teknikës." Praktikimi i këtij arti mund të stërvitë trupin, meditimi "Shan" pastron mendjen. Gjatë procesit, mund të rregullojmë trupin, frymëmarrjen dhe mendjen. "Shaolin Shan" është një seri lëvizjesh të ruajtjes së shëndetit nëpërmjet meditimit "Shan".
Shi Yange është një ndër 34 dishepujt e brezit të 34-t të Tempullit "Shaolin". Ai ka praktikuar artet marciale për 15 vjet qysh nga koha kur ishte 12 vjeçe. Sipas opinionit të tij, "Shan" ka të bëjë me qëndrueshmërinë. Çdo nerv i brendshëm aktivizohet nën një pamje të qetë. Nëpërmjet shtrirjes dhe lehtësimit të muskujve, praktikuesit mund të ndiejnë frymëmarrjen, nervat dhe kockat në mënyrë akute.
Shi Yange është një ndër 34 dishepujt e brezit të 34-t të Tempullit "Shaolin"/CGTN
"Artet marciale kërkojnë jo vetëm praktikën fizike, por edhe kultivimin e botës sonë të brendshme. Kombinimi i mendjes dhe lëvizjeve simbolizon unitetin e shpirtit dhe teknikës."
Mësimi i arteve marciale është një proces i gjatë dhe i lodhshëm, kështu është edhe stërvitja e "Shaolin Shan-it". Ajo kërkon një trup elastik, durim dhe vullnet prej praktikuesve. Në stërvitjet e përsëritura, qetësoheni gradualisht dhe njihni kuptimin e "Shan-it". Ajo që ju nevojitet nuk është talenti, por përsëritja: kyçi i kungfusë është këmbëngulja.
"Nëpërmjet stërvitjes së kungfusë, zbut vullnetin dhe karakterin tim."
"Shaolin Shan" kërkon vullnetin e praktikuesve/CGTN
Pas mbi 10 vjet stërvitjeje në Tempullin "Shaolin", Shi Yange ka përmirësuar aftësitë dhe kuptimin e vet të "Shaolin Shan"-it. Kungfuja e bën trupin e tij më të fortë, dhe "Shan" formon shpirtin e tij. Ai e ka bërë Tempullin "Shaolin" shtëpinë e vet.
"'Shan' dhe artet marciale kanë origjinë të njëjtë. Nderimi im për artet marciale është shkrirë në trupin tim. Kjo është një shenjë e pashlyeshme në jetën time."
Praktikimi i arteve marciale është një proces që zgjat për gjithë jetën. "Shaolin" Shan është një art marcial që kombinon lëvizjet dhe qetësinë, si edhe zemrën budiste që murgjit e "Shaolin"-it ndjekin në tërë jetën e tyre.(Xu Guang)
Shi Yange është një ndër 34 dishepujt e brezit të 34-t të Tempullit "Shaolin"/CGTN