Talebanët ndalojnë organizatat suedeze në Afganistan pas djegies së Kuranit
2023-07-12 16:39:05

Foto nga VCG

Talebanët kanë vendosur ndalimin të gjitha aktiviteteve të Suedisë në Afganistan, pas djegies së Kuranit në kryeqytetin suedez muajin e kaluar.

“Emiratet Islamike të Afganistanit urdhërojnë ndalimin e të gjitha aktiviteteve të Suedisë në Afganistan”,- tha Zabiullah Mujahid, një zëdhënës i administratës talebane në një deklaratë për media.

Qëkur talibanët morën kontrollin në vitin 2021, Suedia nuk ka ambasadë në Afganistan.

Urdhri pritet të ndikojë në organizatën joqeveritare suedeze, Komiteti Suedez për Afganistanin, që ka një prani të konsiderueshme në të gjithë vendin, duke ofruar ndihmë në kujdesin shëndetësor, arsim dhe zhvillimin rural me mijëra punonjës  të përfshirë, shkruan “Panorama”.

Komiteti Suedez për Afganistanin nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment mbi urdhrin e talebanëve. Administrata talebane nuk dha detaje se cilat organizata do të prekeshin.

Sektori i ndihmës në Afganistan tashmë është përballur me sfida të mëdha për shkak të kufizimeve të ndryshme, duke përfshirë kufizimet për punonjëset femra dhe një ulje të financimit për planin vjetor humanitar të udhëhequr nga Kombet e Bashkuara.

Muajin e kaluar, një emigrant irakian në Suedi dogji Kuranin jashtë një xhamie në Stokholm, duke shkaktuar zemërim të gjerë brenda botës myslimane. (Elona)