Nipi i ish-Presidentit John F. Kennedy po kandidon për president të Shteteve të Bashkuara. Demokrati Robert F. Kennedy Jr, babai i të cilit u vra ndërsa kandidonte për Shtëpinë e Bardhë në vitin 1968, duket se nuk ka gjasa të marrë emërimin e Partisë Demokrate në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, pavarësisht famës që ka familja Kennedy dhe disa sondazheve aktuale që tregojnë se ai gëzon mbështetje.

Foto: VCG
Demokrati Robert F. Kennedy Jr. njoftoi se do ta sfidonte Presidentin Joe Biden për të marrë emërimin e Partisë Demokrate, duke thënë se ndikimi i madh i korporave në qeveri ka rezultate shkatërrimtare.
Sipas sondazheve të qershorit nga “Real Clear Politics” mbështetja mesatare mes demokratëve për zotin Kennedy ishte rreth 14% krahasuar me 64% për zotin Biden.
Analistët thonë se megjithëse fushata e zotit Kennedy aktualisht gëzon mbështetje, është e paqartë se cilat politika do të tërheqin votuesit e tij.
