
Foto nga VCG
Franca do të dërgojë në Ukrainë raketa me rreze të gjatë veprimi, deklaroi presidenti francez Emmanuel Macron, në kuadër të samitit të NATO-s në Vilnius, Lituani.
“Duke pasur parasysh situatën, kam vendosur të rris dërgesat e armëve dhe pajisjeve për t'u dhënë ukrainasve kapacitetin për t’u mbrojtur, duke ruajtur qartësinë dhe koherencën e doktrinës sonë, domethënë mbrojtjen e territorit të saj”,- deklaroi Macron.
Ai theksoi se është e rëndësishme që të dërgohet një mesazh mbështetjeje për Ukrainën, të unitetit të NATO-s, citon “RTSH”.
Raketat janë të tipit “Storm Shadow”, me rreze të gjatë të lëshuar nga ajri, e zhvilluar që nga viti 1994 nga konglomerati francez “Matra” dhe “British Aerospace”, dhe tani i prodhuar nga “MBDA”. (Elona)
