
Foto nga VCG
Roja Bregdetare greke shpëtoi rreth 120 emigrantë në jug të gadishullit të Peloponezit. Sipas tyre, rrymat e forta e kishin shtyrë varkën mbi shkëmbinjtë e Kepit të Maleas, ku dhe u përmbys.
Radioja shtetërore, duke cituar Rojat Bregdetare, raportoi gjithashtu të hënën se të gjithë njerëzit ishin mirë dhe ishin vendosur përkohësisht në një shkollë në portin e vogël të Neapolit Voion, njofton “ATSH”.
Anija ishte nisur nga bregu i Egjeut të Turqisë dhe kishte si destinacion Italinë.
“Fillimisht ishte e paqartë se nga cilat vende erdhën emigrantët”, raportoi radiostacioni shtetëror.
Bandat e kontrabandistëve tentojnë vazhdimisht të kontrabandojnë emigrantë nga Turqia dhe vendet e Afrikës së Veriut dhe Lindjes së Mesme në shtetet e BE-së, Greqisë, Qipros ose Italisë.
Varkat e vjetruara shpesh dëmtohen nga makineritë ose rrjedhjet, duke rezultuar në aksidente të përsëritura.
Më 14 qershor, qindra njerëz vdiqën kur një anije peshkimi plotësisht e mbipopulluar u fundos rreth 90 kilometra në perëndim të Greqisë. (Fatosi)
