
Foto nga VCG
Bisedimet midis presidentit rus, Vladimir Putin, dhe presidentit turk, Reçep Tajip Erdogan, shihen si shpresa e vetme për të zgjatur Marrëveshjen e Drithërave të Detit të Zi që do të përfundojë javën e ardhshme, shkruan “RTSH”.
Marrëveshja, e ndërmjetësuar midis Rusisë dhe Ukrainës nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia në korrik 2022, synonte të parandalonte një krizë globale ushqimore duke lejuar që gruri ukrainas të eksportohej në mënyrë të sigurt nga portet e Detit të Zi.
Duke cituar një burim të paidentifikuar të njohur me negociatat, agjencia shtetërore e lajmeve ruse “RIA” raporton se nuk ka optimizëm për zgjatjen e marrëveshjes, një pozicion që Rusia e ka përsëritur shpesh javët e fundit.
“Praktika jonë tregon se negociatat mes dy liderëve janë në gjendje të ndryshojnë situatën dhe periudha e vështirë aktuale nuk bën përjashtim. Sot, kjo mbetet shpresa e vetme”, citohet të ketë thënë burimi. (Fatosi)
