ShBA, 367 raste të shtënash masive me armë zjarri deri tani mund të shënojnë rekord të ri sivjet
2023-07-11 16:02:19

Sipas njoftimeve të së dielës në uebsajtin e revistës "Forbes", në fundjavën e kaluar, në shumë zona të ShBA-së ndodhën sulme të shtënash me armë zjarri. Viti 2023 pritet të ketë numrin më të madh të sulmeve masive me armë zjarri në historinë e ShBA-së.
Të shtunën, në Baltimore të Merilandit ndodhi një sulm të shtënash me armë zjarri, gjatë të cilit u qëlluan katër veta, përfshirë dy të vdekur. Më 9 korrik, në qytetin Kleveland të Ohajos, ndodhi një sulm me të shtëna, që shkaktoi 9 të plagosur. Në të njëjtën ditë, në një festë në Teksas, nga të shtënat pati dy të vdekur dhe pesë të plagosur.
Raporti citon uebsajtin "Gun Violence Archive", se sivjet në ShBA ka pasur 367 raste të shtënash masive me armë zjarri . (Xu Guang)
Lajmet Kryesore
