Foto nga VCG
Shoqata Kineze e Pingpongut (CTTA) njoftoi të hënën skuadrën e Kinës për Lojërat Aziatike Hangzhou, me lojtarë yje si Wang Chuqin, Fan Zhendong, Ma Long, Sun Yingsha dhe Chen Meng, përcjell “Xinhua”.
CTTA-ja bëri të ditur se, bazuar në renditjen më të fundit botërore të Federatës Ndërkombëtare të PingPongut (ITTF), grupi stërvitor i Kinës mori në konsideratë stilin dhe teknikën e lojtarëve, rregullimin e eventeve të ndryshme dhe rezultatet e lojtarëve ndaj kundërshtarëve.
Ekipi i meshkujve përbëhet nga Wang Chuqin, Fan Zhendong, Ma Long, Lin Gaoyuan dhe Liang Jingkun, ndërsa ekipi i femrave përbëhet nga Sun Yingsha, Wang Yidi, Chen Meng, Wang Manyu dhe Chen Xingtong.
“Lojërat Aziatike Hangzhou luajnë një rol kyç në përgatitjen tonë për Lojërat Olimpike Paris 2024. Besoj se sportistët mund të fitojnë më në fund në vendin e tyre”,- deklaroi Li Sun, kryetrajneri i ekipit të pingpongut të Kinës.
Duke diskutuar lojtarët që konkurrojnë në disa evente, Li shtoi: “Lojërat Aziatike do të jenë një test i mirë për sportistët tanë se si të përshtaten midis kategorive të ndryshme dhe të ruajnë gjendjen fizike, me sytë nga Paris 2024”.
Lojërat Aziatike Hangzhou do të zhvillohen nga 23 shtatori deri më 8 tetor. (Fatosi)