Koreja e Veriut: Nëndetësja amerikane rrit rrezikun e konfliktit bërthamor
2023-07-11 10:49:02

Foto nga VCG

Koreja e Veriut paralajmëroi Shtetet e Bashkuara të Amerikës mos të dërgojnë nëndetëse me energji bërthamore me raketa balistike në Korenë e Jugut, shkruan “ATSH”.

Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Veriut bëri të ditur se SHBA-ja po planifikojnë të dërgojë një nëndetëse bërthamore strategjike me koka bërthamore në gadishullin korean.

“Lëvizja mund praktikisht të shkaktojë krizën më të keqe në konfliktin bërthamor”, tha një zëdhënës për mediet e kontrolluara nga shteti.

Nën tensionet në rritje me Korenë e Veriut, SHBA-ja dhe aleati i saj Koreja e Jugut ranë dakord në prill për të rritur bashkëpunimin e tyre ushtarak.

Kjo përfshin një vendosje më të dukshme të sistemeve të armëve strategjike të SHBA-së, duke përfshirë nëndetëset bërthamore të raketave balistike.

Në varësi të dizajnit të tyre, raketa të tilla mund të pajisen edhe me një ose më shumë koka bërthamore.

Në qershor, forcat amerikane dërguan një nëndetëse bërthamore me raketa në Korenë e Jugut për stërvitje të përbashkëta. (Fatosi)