
Foto nga VCG
Qeveria federale e Kanadasë njoftoi se do të tërheqë të gjitha reklamat e saj nga “Facebook” dhe “Instagram”, pasi kompania mëmë e tyre “Meta” njoftoi për të kufizuar përmbajtjen e lajmeve për kanadezët, pasi Parlamenti miratoi një ligj që do të detyrojë firmat e teknologjisë të paguajnë mediet për lajmet, shkruan “ATSH”.
Zyrtarët kanadezë thanë se i qëndrojnë ligjit dhe se nuk do të frikësohen nga “Meta”. Ata thanë se kanë qenë në kontakt me vende të tjera që planifikojnë të miratojnë ligje të ngjashme.
“Google” ka njoftuar gjithashtu planet për të bllokuar lajmet kanadeze në vend, në përgjigje të Aktit të Lajmeve Online, i njohur gjithashtu si Bill C-18, kur ai të hyjë në fuqi për rreth gjashtë muaj.
Por, zyrtarët kanadezë thanë se shpresojnë se mund të negociojnë me sukses një marrëveshje me kompaninë mëmë të “Google”, “Alphabet”, që do të parandalojë zhvillimin e bllokut.
Humbja e reklamave të qeverisë është një rënie për “Meta”-n, të ardhurat vjetore të së cilës në vitin 2022 ishin mbi 116 miliardë dollarë. (Fatosi)
