Kina merr masa për t’u përshtatur me rregullat tregtare ndërkombëtare të standardeve të larta
2023-07-11 20:04:41

Kina po ndërmerr hapa për t’u përshtatur me rregullat ekonomike dhe tregtare të standardeve të larta ndërkombëtare, duke promovuar hapjen institucionale të zonave të kualifikuara të tregtisë së lirë (FTZ) dhe të një porti të tregtisë së lirë (FTP).

Foto: VCG

Foto: VCG

Kina ka shpallur kohët e fundit masa të reja për të thelluar reformat në bazë prove në zonat e tregtisë së lirë në Pekin, Shangai, Guangdong, Tianjin, Fujian dhe zona të tjera pilot për tregtinë e lirë, si edhe në Portin e Tregtisë së Lirë të Hainan-it.

Këto masa, të përshkruara në një dokument mbi hapjen, fokusohen në disa fusha kyçe, duke përfshirë promovimin e zhvillimit inovativ në tregtinë e mallrave, lehtësimin e tregtisë në shërbime, thjeshtimin e hyrjes së përkohshme të personelit të biznesit dhe sigurimin e rritjes së shëndetshme të tregtisë digjitale.

Foto: VCG

Foto: VCG

“Masat e reja të Kinës për zonat e tregtisë së lirë ofrojnë mbështetje praktike për pjesëmarrjen e saj në Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse dhe Progresive për Partneritetin e Trans-Paqësorit (CPTPP) dhe Marrëveshjen e Partneritetit të Ekonomisë Digjitale (DEPA),” tha Chen Chunjiang, ndihmësministri i Tregtisë i Kinës. (Li Huailiang/Artan)