Kryediplomati italian: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO, pas konfliktit
2023-07-11 14:16:19

Foto nga VCG

“Mendoj se zgjedhja e duhur është t’i japim jetë një këshilli NATO-Ukrainë për të përgatitur terrenin për pranimin e këtij vendi, i cili domosdoshmërisht do të ndodhë pas konfliktit me Rusinë”,- deklaroi ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, në kuadër të takimit trepalësh Itali-Slloveni-Kroaci në Ankona.

Sipas tij, kjo nuk do të thotë se nuk do t’i kushtohet vëmendje Ukrainës ose se nuk do të bëhet gjithçka për të garantuar pavarësinë dhe lirinë e vendit.

Kryediplomati italian theksoi se beson se qëllimi duhet të arrihet me hapa që mundësojnë gjithashtu arritjen e paqes. (Irma)