
Foto nga VCG
Presidenti turk Recep Tajip Erdogan ka vendosur si kusht anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian në mënyrë që Ankaraja zyrtare t’i japë dritën jeshile Suedisë për t’u bërë pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Erdogan ka theksuar se Bashkimi Evropian duhet të hapë rrugën për pranimin e Turqisë në familjen evropiane përpara se parlamenti i Turqisë të miratojë ofertën e Suedisë për t'u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s, transmeton “Al Jazeera”, përcjell “RTSH”.
Duke folur përpara nisjes për në Lituani, për Samitin e NATO-s, Erdogan tha se Suedia duhej të përmbushte kërkesat e marrëveshjes së arritur midis Turqisë, Finlandës dhe Suedisë, vitin e kaluar në Madrid, përpara se Finlanda të bëhej anëtare e NATO-s. (Fatosi)
