Abu Dabi pret Kongresin Global të Medias
2023-07-11 14:18:42

Foto nga VCG

Komiteti i Lartë Organizativ për Kongresin Global të Medias ka njoftuar se edicioni i dytë i Kongresit Global të Medias (GMC 2023) do të zhvillohet nga 14-16 nëntor 2023 në Qendrën Kombëtare të Ekspozitave të Abu Dabit, raporton “ATSH”.

Kongresi do të shqyrtojë zhvillimet më të fundit në industrinë e medias dhe perspektivat e saj.

Gjatë tre ditëve, kongresi do të diskutojë disa tema kryesore, duke u fokusuar në çështjet që lidhen me ruajtjen e mjedisit, klimën, inovacionin, inteligjencën artificiale dhe përdorimin e sportit në media për promovimin e vlerave pozitive.

Kongresi do të nxjerrë në pah rolin e medias në shpërndarjen e vlerave pozitive dhe pasurimin e koncepteve të ndryshme të qëndrueshmërisë që lidhen me çështjet mjedisore dhe klimaterike.

Edicioni i dytë i këtij eventi do të ofrojë një platformë unike për mediet kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare për të prodhuar parashikime për industrinë globale të medias dhe për të theksuar rolin e saj kritik në përshpejtimin e zhvillimit të qëndrueshëm në mbarë botën. (Fatosi)