Presidenti amerikan e nisi nga Britania turneun në Evropë
2023-07-11 10:28:32

Foto nga VCG

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e nisi nga Britania e Madhe udhëtimin e tij në tri vende në Europë, udhëtim i cili do të jetë i dominuar nga samiti i NATO-s që synon të tregojë solidaritin e Perëndimit me Ukrainën në konfliktin me Rusisë, njofton “RTSH”.

Axhenda e takimeve të Biden në Mbretërinë e Bashkuar vijon me mbretin Charles III dhe me kryeministrin Rishi Sunak.

Të martën dhe të mërkurën Biden do të jetë në Lituani dhe ndalesa e fundit e tij do të jetë në Helsinki, për bisedime me liderët e vendit më të ri anëtar të NATO-s, Finlandën.

Përpara se të nisej për në samitin e NATO-s, presidenti amerikan tha se Ukraina nuk është gati për anëtarësim në aleancë, duke pohuar se konflikti me Rusinë duhet të përfundojë përpara se vendi të marrë një ftesë për anëtarësim. (Fatosi)