Foto nga RTSH
“TEA” aplikacioni më i ri mbi “Eventet turistike të Shqipërisë” ofron një sërë aktivitetesh të turizmit kulturor në Shqipëri shkruan RTSH.
Kryeministri Edi Rama inkurajoi njerëzit që të klikojnë në aplikacion për një eksperiencë të re emocionuese, përmes një postimi në rrjetet sociale.
“TEA” është një risi teknologjike për turizmin shqiptar, një kalendar digjital, i cili ofrohet përmes një aplikacioni miqësor për çdo përdorues brenda Shqipërisë dhe anembanë botës.
“TEA” jep mundësinë që kushdo të krijojë paketa të turizmit kulturor për të eksploruar kulturën, trashëgiminë, artet, sportet dhe kulinarinë e
pasur të Shqipërisë.
“TEA” është i disponueshëm në “Apple Store” dhe në “Play Store”.
Ky aplikacion ka mbledhur në çdo cep të Shqipërisë mbi 1110 evente nga më të ndryshmet dhe sjell informacion për çdo ngjarje. (Fatosi)