Nga 11 deri më 12 korrik në kryeqytetin e Lituanisë Vilnius do të zhvillohet Samiti i NATO-s. Ditët e fundit, një zyrtar nga Presidenca franceze bëri të ditur se presidenti Emmanuel Macron e ka shprehur qartë kundërshtimin e tij për vendosjen e një zyre ndërlidhëse të Aleancës në Tokio të Japonisë. Sipas medies japoneze, mundësia për vendosjen e një zyre të NATO-s në Tokio do të jetë shumë e vogël nëse Franca këmbëngul ta kundërshtojë një gjë të tillë.

Emri i plotë i NATO-s është "Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut", çka përcakton se fushëveprimi i saj është vetëm rajoni transatlantik. ShBA-ja u përpoq ta zgjerojë NATO-n në rajonin e Azi-Paqësorit për të krijuar konflikte. Disa vende të Azi-Paqësorit u lidhën fshehurazi me NATO-n, gjë që ka shkaktuar vigjilencën dhe pakënaqësinë e shumicës së vendeve të rajonit. (Li Huailiang/Artan)
