Media amerikane: Politika e identitetit po vret epërsinë teknologjike të Amerikës
2023-07-10 11:57:56

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Gazeta amerikane "The Wall Street Journal"  botoi një artikull më 6 korrik, sipas të cilit intensifikimi i së ashtuquajturës "politikë e identitetit" në Shtetet e Bashkuara mund të vrasë epërsinë teknologjike të Shteteve të Bashkuara.

Artikulli thekson se aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po intensifikohet dukuria e gjykimit të të tjerëve në bazë të ngjyrës së lëkurës. Racizmi dhe politika e identitetit kanë filluar të ndikojnë në drejtimin politik të vendit dhe kanë ndikim në zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë. Sipas artikullit, krahasuar me studiuesit amerikanë, studiuesit kinezë janë më pak të kufizuar nga ideologjia. Ndërkohë që Shtetet e Bashkuara kanë ruajtur prej kohësh një epërsi në teknologjinë e lartë, Kina afrohet me shpejtësi.