Vilnius shpenzon 10 milion euro për të rregulluar infrastrukturën për samitin e NATO-s
2023-07-08 17:42:59

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Vilnius shpenzoi 10 milionë euro për rregullimin e infrastrukturës për samitin e NATO-s më 11-12 korrik, u tha gazetarëve kryebashkiaku i kryeqytetit të Lituanisë Valdas Benkunskas.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

 “Puna për riparimin e sipërfaqes rrugore në rrugë, riparimin e trotuareve dhe shtigjeve do të ishte bërë në një mënyrë apo tjetër. Samiti e përshpejtoi ritmin e tyre, por e gjithë kjo infrastrukturë e riparuar për 10 milionë euro do t’u shërbejë qytetarëve pas samitit”, tha ai.

 

I gjithë buxheti i samitit dyditor është 17 milionë euro. Kryebashkiaku nuk specifikoi nëse kjo shumë e akorduar nga buxheti i shtetit përfshin koston e rregullimit të infrastrukturës së Vilnius, apo ishin para nga buxheti i qytetit.