Kina dhe BE-ja mbajnë dialogun për mjedisin dhe klimën
2023-07-06 14:16:03

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Të martën u mbajt në Pekin Dialogu i 4-t i Nivelit të Lartë i Mjedisit dhe i Klimës midis Kinës dhe Bashkimit Evropian. Të dy palët pranuan të thellojnë bashkëpunimin dhe të luajnë një rol udhëheqës në qeverisjen globale të mjedisit dhe klimës.

Dialogu u bashkëkryesua nga zëvendëskryeministri kinez Ding Xuexiang dhe zëvendëspresidenti ekzekutiv i Komisionit Evropian Frans Timmermans.

Kina është e gatshme të punojë me BE-në për ta përdorur më mirë dialogun mbi mjedisin dhe klimën, për të krijuar konsensus, për të forcuar besimin e ndërsjellë, për të pasuruar dhe zgjeruar bashkëpunimin dhe për të hapur më shumë hapësirë për zhvillimin e marrëdhënieve Kinë-BE, tha Ding.

Të dy palët duhet të shfrytëzojnë potencialin e bashkëpunimit në energjinë e përtëritshme, teknologjitë e gjelbra dhe me karbon të ulët, tregjet e karbonit, reagimin ndaj ndryshimeve klimatike dhe mbrojtjen ekologjike dhe mjedisore, shtoi ai.

Timmermans theksoi nga ana e tij që BE-ja dhe Kina kanë luajtur një rol të rëndësishëm në përgjigjen globale ndaj ndryshimeve klimatike. BE-ja është e gatshme të thellojë bashkëpunimin me Kinën në trajtimin e ndryshimeve klimatike, ekonominë qarkulluese, mbrojtjen e biodiversitetit dhe fusha të tjera.

Kina synon të arrijë kulmin e lëshimeve të karbonit deri në vitin 2030 dhe asnjanësimin e karbonit deri më 2060. Asnjanësim  i karbonit do të thotë përdorimi i pyllëzimit, ruajtjes së energjisë dhe uljes së lëshimeve për të kompensuar lëshimin e gazit serrë, duke realizuar një gjendje të lëshimeve relative zero.