
Foto nga VCG
Sipas njoftimeve të së martës të gazetës "The New York Times", megjithëse Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike publikoi raportin, ku thuhet se plani i lëshimit të ujit të ndotur bërthamor i Japonisë përputhet me standardin ndërkombëtar të sigurisë, ky raport s'mund të zhdukë shqetësimet e palëve të ndryshme për rreziqet e ujit të ndotur bërthamor.
Kina, Koreja e Jugut e vende të tjera i kërkuan Japonisë të ndjekë metoda më transparente. Brenda Japonisë ka gjithashtu opinione të ndryshme. Sipas rezultateve të sondazhit të bërë nga Rrjeti i Lajmeve i Japonisë (JNN), 40 % e japonezëve që kanë marrë pjesë në këtë sondazh kundërshtojnë planin e shkarkimit të ujit të ndotur bërthamor në det.
Azby Brown, kryestudiuesi i "Safecast", një organizatë e pavarur e kontrollimit të rrezatimit, tha në një intervistë se shumë shkencëtarë të shquar mendojnë se deri tani të dhënat e paraqitura (nga pala japoneze) nuk janë të plota. Megjithëse Japonia ka garantuar vazhdimisht që uji i trajtuar është i sigurt, deri tani nuk ka të dhëna të plota dhe procesi i hetimit nuk është transparent. (Çang Çuo)
