Qeveria talebane në Afganistan mbyll parukeritë
2023-07-06 11:50:28

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Qeveria talebane në Afganistan ka urdhëruar mbylljen e të gjitha parukerive për femrat, duke mos dhënë asnjë arsyetim për këtë vendim.

“Licencat e parukerive skadojnë muajin e ardhshëm”, thuhet në dekretin e publikuar nga mediat afgane, përcjell “ATSH”.

Parukeritë kanë qenë një nga burimet e pakta të të ardhurave për gratë afgane, disa prej të cilave janë fitimet kryesore për familjet e tyre.

Me marrjen e pushtetit në gusht 2021, talebanët u zotuan të respektojnë të drejtat e grave.Që atëherë gratë janë nxitur drejt punësimit profesional. Universitetet dhe shkollat e mesme gjithashtu kanë mbyllur dyert për gratë dhe vajzat. (Elona)