Presidenti francez mendon të bllokojë rrjetet sociale në rast trazirash të mëtejshme
2023-07-06 11:12:31

Foto nga VCG
Presidenti francez, Emmanuel Macron, po shqyrton mundësinë e bllokimit të mediave online në luftën kundër trazirave të mëtejshme në Francë.
“Mbyllja e rrjeteve sociale do të ishte e nevojshme për pengimin e grupimeve nga protestuesit”,- theksoi Macron në një takim me kryetarët e bashkive në Paris.
Presidenti fajësoi mediat sociale për përshkallëzimin e dhunës gjatë protestave kundër brutalitetit të policisë, shkruan “ATSH”. Tubimet e dhunshme ishin organizuar përmes mediave sociale, sipas tij.
Macron ka thënë se menaxhimi i mediave sociale duhet të mendohet me qetësi, megjithëse po bëhet një problem real. (Elona)
Lajmet Kryesore
