Izraeli fillon tërheqjen e trupave nga kampi Jenin
2023-07-06 11:40:21

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Trupat izraelite kanë filluar të tërhiqen nga qyteti i Jeninit në Bregun Perëndimor pas një operacioni dyditor që la të vdekur 13 palestinezë.

Avionët izraelitë nisën sulmet në vendet e militantëve në territorin bregdetar palestinez ditë më parë.

Mijëra njerëz u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre dhe ndërtesat dhe rrugët u shkatërruan në qytetin palestinez Jenin. Nga ana tjetër, ushtria izraelite njoftoi se një nga ushtarët e saj u vra në luftime të martën vonë, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Izraeli bëri të ditur se operacioni i tij kishte për qëllim shkatërrimin dhe konfiskimin e armëve ndërsa goditi një kamp refugjatësh në Jenin, i njohur si bastion i militantëve palestinezë, bën të ditur “RTSH”. Zyrtarët palestinezë shëndetësorë thanë se 13 palestinezë u vranë dhe dhjetëra u plagosën gjatë operacionit dyditor.

Ndërkohë, ushtria izraelite tha se militantët në Rripin e Gazës hodhën pesë raketa në Izrael. Ushtria bëri të ditur se të gjitha raketat u kapën, por lëshimet rritën rrezikun e luftimeve në një front të dytë. (Elona)