MPJ: Palët e ndryshme të OBSh-së do të zgjerojnë dhe thellojnë bashkëpunim
2023-07-06 11:28:35

Foto nga MPJ

Pjesëmarrësit në mbledhjen e 23-të të Këshillit të Krerëve të Shtetit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait kanë besim të fortë në zbatimin e misionit fillestar, në shfrytëzimin e potencialit të bashkëpunimit e në zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit, duke bërë që nga rezultatet e këtij bashkëpunimi të përfitojnë më shumë popujt e vendeve të ndryshme. Kështu u shpreh zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Wang Wenbin  duke iu përgjigjur pyetjeve mbi mbledhjen e 23-të të Këshillit të Krerëve të Shtetit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait.

"Në deklaratën e samitit, të gjitha palët ritheksuan qëndrimin e tyre të përbashkët për respektimin e multilateralizmit, ruajtjen e drejtësisë ndërkombëtare dhe promovimin e krijimit të një lloji të ri të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të bashkësisë së fateve të përbashkëta të njerëzimit. Palët e ndryshme do të luftojnë me vendosmëri kundër terrorizmit, separatizmit e ekstremizmit dhe do të zhvillojnë bashkëpunimin në fusha konkrete, si ruajtja e sigurisë së informacionit, lufta kundër drogës, parandalimi i armëzimit të hapësirës, konsolidimi i sistemit të mospërhapjes bërthamore dhe promovimi i kontrollit ndërkombëtar të armëve, çarmatimit dhe sistemit të mospërhapjes. Liderët e vendeve pjesëmarrëse paraqitën një sërë propozimesh të rëndësishme mbi bashkëpunimin në fushat e shkencës,  arsimit, kulturës, shëndetësisë, sportit, turizmit etj.,"tha Wang Wenbin. 

Ai shtoi që presidenti Xi Jinping vuri në dukje në fjalimin e vet se "dëshira e popujve të vendeve të ndryshme për një jetë të bukur është synimi ynë dhe prirja e kohës e paqes, zhvillimit, bashkëpunimit dhe përfitimeve të përbashkëta është e pandalshme", gjë që fitoi reagime pozitive dhe vlerësim të lartë. (Çang Çuo)