Posteri i filmit "Ditari i verës"/ foto nga “China Daily”
Me debutimin e saj të fundit regjisorial, duke u ndeshur me vlerësimin e kritikëve, një e re po ndihmon të ndajë narrativat e vërteta kineze me botën, raporton Wang Xingwei i China Daily.
Të largohesh apo të mos largohesh nga vendlindja, në sytë e regjisores 32-vjeçare Wu Shuang, është një pyetje për shumë të rinj, përfshirë edhe atë. Në debutimin e saj regjisorial "Ditari i verës", një film i nominuar në Njësinë e Fokusimit të Medias në Channel Movie China të këtij viti të mbajtur në Shangai, protagonisti Xiaohai, një nxënës shkolle që jeton vetëm në shkretëtirë me babain e tij, sëmuret nga monotonia dhe vendos të shkojë në qytet, për të gjetur nënën e tij dhe për të përfunduar esenë e tij me shkrim.
Djalit i ndodhin një sërë të papriturash, duke u bërë një burim i pasur materiali për esenë e tij të pushimeve verore, që i jep emrin filmit. Duke ndjekur hapat e Xiaohait nga shkretëtira, publiku mund të mendojë për marrëdhënien midis Xiaohait dhe qytetit të tij të lindjes.
Historia është vendosur në sfondin e një qyteti të paqartë në mes të dy shkretëtirave të mëdha. Wu tha se një pjesë e madhe e frymëzimit të saj erdhi nga një udhëtim që ajo bëri rastësisht në provincën Gansu të Kinës Veriperëndimore.
“Unë u befasova nga mjedisi unik natyror atje”, kujton ajo.
Sipas regjizores Wu, çështja e largimit nga vendlindja me të cilën përballen të rinjtë duket të jetë më e dukshme në këtë zonë më pak të zhvilluar.
“Gjithmonë kam qenë e interesuar për temën e 'qytetit të lindjes' dhe mendoj se ky qark është vendi i përshtatshëm për të xhiruar debutimin tim regjisorial" , u shpreh regjizorja e re.
Në vend që të trajtonte temën me një ton serioz, Wu zgjodhi ta prezantonte historinë nga këndvështrimi i një fëmije, duke i dhënë filmit elemente të ëmbla.
"Me idetë gjysmë të formuara të 'nisjes' dhe 'qytetit të lindjes', Xiaohai i shkujdesur takon për herë të parë botën e të rriturve, të cilën mendoj se ia vlen të shihet," shpjegoi Wu.
Regjozorja ka sjellë spontanitet njerëzor në film.
"I gjithë kasti nuk ka përvojë të mëparshme aktrimi. Unë thjesht dua që fëmijët të interpretojnë jetën e tyre të përditshme," tha ajo.
Debutimi regjisorial i Wu është njohur gjerësisht në industrinë e filmit. Gjatë periudhës së prodhimit të tij, ai u përzgjodh si një projekt WIP (Work in Progress) në katër festivale të njohura të filmit, duke përfshirë Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Shangai dhe Festivalin e Filmit Golden Rooster. Deri më tani, filmi “Ditari i Verës” është përzgjedhur zyrtarisht dhe është shfaqur në disa festivale të njohura të filmit, duke përfshirë Festivalin Ndërkombëtar të Filmit FIRST dhe Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Pekin.
Regjisorja Wu Shuang/ foto nga “China Daily”
Ndër shumë komente, një, në veçanti, preku më shumë Wu-në. Ajo tregon se dikush nga publiku, i lindur dhe rritur në Gansu, iu afrua pas një shfaqjeje. Ky spektator ishte larguar nga Gansu pasi shkoi në universitet dhe ishte aq i emocionuar kur pa qytetin e tij të lindjes në ekranin e madh. "Ai më tha se ai dhe bashkëmoshatarët e tij u përballën me vështirësi të ngjashme me disa nga personazhet e rinj në film, që mendoj se është komplimenti më i madh për punën time" tha në intervistë regjizorja
Wu shpreson se filmi mund t'i japë audiencës një medium për të shqyrtuar marrëdhëniet e njerëzve me vendlindjen e tyre, sepse, si shumë të rinj brenda dhe jashtë ekranit, Wu është gjithashtu e zhytur në dilemë nëse duhet të kthehet në vendlindjen e saj apo të jetojë në një qytet të madh. Por ajo ka aftësinë të frymëzohet nga kjo dilemë dhe ta sjellë atë në film. “Sa i përket “Ditarit të Verës”, mendoj se pavarësisht se ku zgjedhin njerëzit të qëndrojnë, çdo zgjedhje duhet të respektohet”, tha ajo.
Për regjozoren Wu, ajo që duket e sigurt është karriera e saj në regji. Si një adhuruese e vërtetë e filmit, Wu ka aspiruar të jetë regjisore që në moshë të re.
“Duke qenë se të rinjtë janë të patrembur, unë thjesht u drejtova kur e kisha idenë”, tha ajo.
E shtyrë nga pasioni i saj për filmin, Wu shkoi në Akademinë Qendrore të Dramës në Pekin për një diplomë bachelor dhe më pas në Shkollën e Filmit në Londër, Britani e Madhe, për të studiuar një master në film. Ajo mori pjesë në disa projekte filmike, duke përfshirë “The Composer”, prodhimi i parë i përbashkët i filmit Kinë-Kazakistan. Eksperienca e saj akademike dhe e punës brenda dhe jashtë vendit jo vetëm që i ka mësuar Wu-së se si të bëjë filma, por gjithashtu ka thelluar të kuptuarit e saj për të treguar histori kineze në një mënyrë më të mirë.
"Për shumë audiencë perëndimore, përshtypja e tyre e parë për kinemanë kineze janë filmat kung fu, me njohuri të kufizuara për zhanret e tjera," tha Wu, e cila beson se filmat vendas më të shquar duhet të bëhen globalë.
Siç e sheh Wu, regjia është një karrierë sfiduese me mundësi të panumërta. Gjatë xhirimeve ajo ka hasur në shumë vështirësi.
“Unë kurrë nuk jam lëkundur në vendosmërinë time për të bërë filma dhe kam marrë aq shumë prej tij si shpërblim”, tha ajo në intervistën për China Daily.