
Foto nga VCG
Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, u zotua se do të bëjë gjithçka që presidenti rus Vladimir Putin të mbajë përgjegjësi ligjore për konfliktin në Ukrainë.
“Ne nuk do të lëmë gur pa lëvizur për t’i kërkuar llogari Putinit dhe pasardhësve të tij”,- tha presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, në një deklaratë që shënonte hapjen e një qendre të ndjekjes penale për agresionin rus në Ukrainë. Qendra është e vendosur në agjencinë e drejtësisë të BE-së, “Eurojust”, në Hagë.
“Qendra e re ndërkombëtare e prokurorisë do të luajë një rol kyç për të siguruar që autorët të sillen para drejtësisë”,- theksoi von der Leyen, citon “ATSH”.
Shtetet perëndimore kanë kërkuar prej kohësh mënyra për të ndjekur penalisht Rusinë, ndoshta me një gjykatë speciale. (Elona)
