CNN-ja: Amerikanët tashmë po e ndiejnë dhimbjen nga rënia ekonomike e ShBA-së
2023-07-05 13:06:02

Foto nga VCG

Rrjeti televiziv amerikan CNN u shpreh në një raport të vetin të hënën se një pjesë e amerikanëve e kanë ndier tashmë dhimbjen nga rënia e ekonomisë amerikane, si papunësia dhe paksësimi i shpenzimeve.

Sipas njoftimeve, qysh nga viti i kaluar, me ngritjen e përqindjes së interesit nga Fed-i për të kontrolluar inflacionin, ndërmarrjet amerikane fokusohen te fitimi në vend të zgjerimit të bizneseve të tyre. Kjo do të thotë se ato duhet të pakësojnë shpenzimet dhe forcat e punës, gjë që ka çuar në dhjetëra mijë pushime nga puna. Ekonomistët parashikojnë se, deri në vitin e ardhshëm, ndërmarrjet amerikane do të vazhdojnë të ulin koston, çka do të bëjë që më shumë njerëz të humbin vendin e punës. (Çang Çuo)