Kina, e gatshme për të ruajtur me bashkësinë ndërkombëtare larminë e qytetërimeve botërore
2023-07-05 11:50:25

Foto nga MPJ

Ditët e fundit, ka ndodhur një tjetër incident i djegies së Kuranit në Suedi, i cili u dënua ashpër nga bota arabe dhe islame, dhe opinioni publik ndërkombëtar është shumë i shqetësuar. Lidhur me këtë, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Mao Ning tha në një konferencë të rregullt për shtypin të martën se Kina ka mbrojtur gjithmonë respektin e ndërsjellë, tolerancën dhe mësimin e ndërsjellë ndërmjet qytetërimeve të ndryshme, duke kundërshtuar me vendosmëri aktet ekstreme që sulmojnë besime të ndryshme fetare e provokojnë konflikte ndërmjet qytetërimeve, si edhe duke iu kundërvënë të gjitha formave të "islamofobisë".

"Qytetërimi islam ka dhënë kontribut të rëndësishëm për qytetërimin botëror dhe besimi e ndjenjat fetare të myslimanëve duhet të respektohen. E ashtuquajtura 'liri e fjalës' nuk duhet të përdoret si arsye për të nxitur konflikte ndërmjet qytetërimeve dhe për të krijuar kundërvënie midis tyre. Në mars të këtij viti, presidenti kinez Xi Jinping propozoi Nismën e Qytetërimit Global, që nxit barazinë, shkëmbimet, dialogun dhe përfshirjen ndërmjet qytetërimeve, duke kapërcyer pengesat ndërmjet qytetërimeve me shkëmbimet ndërmjet qytetërimeve, konfliktet ndërmjet qytetërimeve me mësimin e ndërsjellë ndërmjet qytetërimeve dhe superioritetin e qytetërimeve me përfshirjen ndërmjet qytetërimeve. Pala kineze është e gatshme që, bashkë me komunitetin ndërkombëtar, të çojë përpara frymën e Nismës së Qytetërimit Global, të promovojë shkëmbimet e dialogun ndërmjet qytetërimeve me veprime praktike dhe të ruajë së bashku diversitetin e qytetërimeve botërore," tha Mao Ning. (Çang Çuo)