
Foto nga VCG
Valët e të nxehtit, thatësirat dhe përmbytjet pritet të rriten me rikthimin e fenomenit të frikshëm të fazës së të ngrohtit, të njohur si El Nino, sipas Organizatës Botërore Meteorologjike.
Sipas OMB-së, El Nino po mbizotëron në Paqësorin tropikal për herë të parë në disa vite, mes shqetësimeve që ndryshimi i klimës mund të përkeqësohet për shkak të efekteve të tij shtesë të ngrohjes.
OBM-ja parashikon një probabilitet prej 90% që fenomeni të dominojë gjysmën e dytë të vitit, por ende nuk mund të përcaktohet masa e ndikimit të tij, shkruan “ATSH”.
Fenomeni i motit, i cili ndodh natyrshëm çdo disa vjet, karakterizohet nga ngrohja e shtresave të sipërme të ujit në Paqësorin tropikal lindor.
Sipas OBM-së, temperatura mesatare mujore në atë rajon u rrit nga 0.44 gradë nën mesataren afatgjatë në shkurt në 0.9 gradë mbi mesataren deri në mes të qershorit.
Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA-së paralajmëroi për ardhjen e El Ninos në qershor. (Elona)
