Kina prodhon një rekord prej 20 milionë automjetesh me energji të re
2023-07-05 14:27:25

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina ka arritur një pikë të rëndësishme me prodhimin e 20 milionë automjeteve me energji të re, e fundit prej të cilave doli nga linja e montimit të hënën në qytetin Guangzhou në provincën Guangdong të Kinës Jugore.

Automjetet me energji të re janë fokusi kryesor në transformimin, përmirësimin dhe zhvillimin e gjelbër të industrisë globale të makinave dhe një zgjedhje strategjike për zhvillimin me cilësi të lartë të industrisë kineze të automjeteve.

Prodhimi i 20 milionë njësive tregon se automjetet me energji të re të Kinës kanë hyrë në një fazë të re të zhvillimit në shkallë të gjerë, global dhe me cilësi të lartë bazuar në industrializimin e orientimin nga tregu, dhe po bëhen një pjesë e rëndësishme e sistemit industrial modern të mbështetur nga ekonomia reale, tha Fu Bingfeng,  nënpresidenti ekzekutiv dhe sekretari i përgjithshëm i Shoqatës Kineze të Prodhuesve të Automjeteve (CAAM).

Vitin e kaluar, shitjet e automjeteve me energji të re në Kinë arritën në 6.88 milionë, duke e rritur pjesën e tregut në 25.6 për qind dhe duke zënë më shumë se 60 për qind të shitjeve globale. Gjithashtu, Kina eksportoi 679 000 automjete me energji të re, me një rritje prej 120 për qind në krahasim me vitin 2021.

Tre ndër dhjetë kompanitë me shitjet më të mëdha globale të automjeteve me energji të re vitin e kaluar ishin nga Kina, sipas CAAM-it.

Foto: VCG

Foto: VCG

BYD, një nga kompanitë kryesore kineze të prodhimit të automjeteve me energji të re, e kaloi shifrën 250 000 njësi të shitura për herë të parë në qershorin e kaluar, me një sasi të përgjithshme shitjesh prej 1.25 milion njësish në gjysmën e parë të këtij viti. Kompania AION e Grupit të Automobilave të Guangzhou-t arriti shitje prej 45 013 njësish në qershor, me një rritje prej 86.7 për qind në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. 

Cui Dongshu, sekretar i përgjithshëm i Shoqatës Kineze të Makinave të Udhëtarëve, beson se markat kineze kanë një pozitë të fortë në tregun e automjeteve me energji të re.