
Foto nga VCG
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, dha shenja se vendi i tij nuk është gati që të ratifikojë anëtarësimin e Suedisë në NATO. Sipas tij, Stokholmi zyrtar duhej të punonte më shumë për detyrat që duhej të plotësonte, bën të ditur “RTSH”.
Duke folur pas një takimi të kabinetit, Erdogan dënoi sërish djegien e Kuranit javën e kaluar, duke e përshkruar veprimin si një krim urrejtjeje kundër myslimanëve.
“Të gjithë duhet të pranojnë se miqësia e Turqisë nuk mund të fitohet duke mbështetur terrorizmin apo duke u lënë hapësirë terroristëve”,- tha Erdogan.
Turqia ka vonuar dhënien e miratimit përfundimtar për anëtarësimin e Suedisë në aleancën ushtarake, duke e akuzuar vendin se është shumë i butë ndaj demonstratave dhe grupeve anti-islamike që Ankaraja zyrtare i konsideron si “kërcënime sigurie”. (Elona)
