Letonia kërkon që grupi “Wagner” të konsiderohet organizatë terroriste
2023-07-04 14:49:14

Foto nga VCG
Anëtari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Letonez (Saeima), Rihards Kols, bëri thirrje për ta konsideruar grupin “Wagner” si një organizatë terroriste, shkruan “ATSH”.
Deklarata e Kols u bë gjatë një fjalimi në Asamblenë e Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë, në Vankuver.
““Wagner” është një organizatë terroriste, jo vetëm që po bën kërdinë në Ukrainën lindore, por gjithashtu po bën kërdinë në të gjithë botën, nga Afrika në Amerikën e Jugut”,- tha Kols.
Javën e kaluar, edhe kryetarët e parlamenteve të Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë kërkuan përmes një deklarate të përbashkët përfshirjen e grupit “Wagner” në listën e formacioneve terroriste. (Fatosi)
Lajmet Kryesore
