Histori suksesi, konsulentja e imazhit dhe sipërmarrësja Merita Muçaj
2023-07-04 10:15:29

Merita Mucaj ( foto personale)

Merita Mucaj ( foto personale)

CMG: Cila do të ishte mënyra më e  mirë për të hapur një biznes?

Merita Muçaj: Fillimisht unë do doja që t’iu thoja se nuk e konsideroj veten ndonjë  biznesmene shumë të madhe. Jam shumë me kembë në tokë, por më është dashur të merrem me biznes dhe kjo më ka nxitur, apo më ka rritur, më duket sikur të qenit kaq shumë vite në një terren të tillë, të bën të njohësh pikat e tua më të forta dhe unë e kam njohur veten rrugës, në rrugëtimin tim të biznesit.
Mendoj që ka shumë forma apo arsye pse njerëzit zgjedhin të hapin një biznes, mund të jetë nevoja ose mund të të jetë një motiv që mund ta kenë gjetur tek  të ngjashmit e tyre. Shpesh elementët që njerëzit priren të bëjnë biznes ndërthuren me njëra-tjetrën. Këto janë premisat pse dikush zgjedh të bëjë biznes.

CMG: Të rinjtë, që kanë një kapital, si duhet t’ia nisin?

Merita Muçaj: Unë mendoj që nuk duhen vetëm paratë, por duhet edhe një eksperiencë dhe disa ide të qarta. Për ata që sapo kanë mbaruar shkollën do thoja që, fillimisht të bëjnë trajnime dhe të kenë pas vetes një udhëheqës, pasi ke bërë një lloj eksperience dhe ke bërë një punë, vetëm atëherë mund të marresh riskun për të hapur diçka personale, është shumë e rëndësishme fillimisht të mësosh. Biznesi është po aq sa fitim edhe dështim, ndaj duhet të jesh i përgatitur mendërisht, për çdo humbje dhe këtë gjë ta jep vetëm praktika, ajo të jep këtë forcë.

Merita Mucaj ( foto personale) 1

Merita Mucaj ( foto personale) 1

CMG: Nisur nga eksperienca juaj personale, kur keni nisur të merreni me biznes?
Merita Muçaj: Unë teknikisht kam nisur që të punoj që në moshën 16-vjeçare, ka qenë një ndjesi shumë e bukur që të merrja përsipër përgjegjësi, por edhe mënyrë të punuari.

Më pas rastësisht u mora me biznes, pavarësisht që asnjëherë nuk më pelqen ta quaj veten biznesmene, unë punoj shumë dhe biznesin, e dua shumë. Kam qenë llogaritëse e mire  dhe nuk kam pasur shumë shpirt sipërmarrje, sepse në biznes nuk duhet të numërosh çdo gjë.

CMG: Sa e vështirë ishte të ndërmerrnit hapin e parë?

Merita Muçaj: Është shumë e vështirë të marrësh përsipër hapin e parë sepse bashkë me hapin të bie në kurriz edhe një përgjegjësi shumë e madhe. Unë dhe bashkëshorti im, kemi ecur të dy në rrugëtimin e biznesit mirëpo ai ka qenë më tëpër me shpirt sipërmarrje,  që të mos marr atribute të kota. Ai më ka mësuar se si të bëj biznes, por më pas  unë ndoqa hapat e tij.

Madje, kujtoj që i thoja shpesh ‘ Nxënësi, do bëhët shumë herë më i mirë së mësuesi’.  Ne jemi të dy të dedikuar në biznes dhe japim kohën tonë më të madhe drejt biznesit. Sot çdo gjë e shohim me syrit e të bërit biznes. Është shumë  e vështirë të  bësh biznes dhe para  pa pasur një suport  dhe pa u lodhur, sepse  dëgjojmë raste të personave që nga hiçi janë bërë shumë të sukseshëm, por suksesi kërkon një lodhje dhe një punë intensive.

Merita Mucaj ( foto personale) 2

Merita Mucaj ( foto personale) 2

CMG: Si mendoni sa i përket startup-eve, a janë ato një mundësi e mirë për një të ri i cili ende nuk e di se çfarë drejtimi do të marrë në biznes?

Merita Muçaj: Po patjetër, këto janë forma lehtësimi të duhura për këdo që dëshiron të futet në rrugën e biznesit, pasi aty fillimisht e provon dhe më pas avancon në punë të tjera shumë të rëndësishme. Këto janë laboratore për të rinjtë dhe i këshilloj shumë, të mësojnë se si të bëjnë një plan biznesi  dhe të kenë një bazë le të themi kështu, tek e cila do të bazohen më pas për të ngritur një biznes pasi nuk është aq e lehtë pa pasur informacionet bazike është gati e pamundur. Kërkon shumë dispilnë etj

CMG:Një nga momentet më të vështira për të cilën ju keni zgjedhur të flisni ka qenë pandemia Covid-19, por edhe momente të tjera që ju keni pësuar ulje në biznesin tuaj, si të mos humbasim?

Merita Muçaj: Unë e them shpesh që biznes ka qenë dhe do vijoj të jetë 50 me 50, sepse në biznes nuk ka ëndrra që vetëm mund të fitojmë, por edhe do dështojmë. Pandemia ishte një sifdë për këdo, edhe shumë biznese të tjera gjeti të pa përgatitur. Në rrethana të vështira duhet t’i kthesh në favor dhe t’i mësosh rregullat e reja. Shumë biznese gjatë këtij momenti u shuan por shumë të tjera lulëzuan, dhe patën mundësinë për të avancuar, ndaj dhe mendoj që në çdo rrethanë duhet të jesh i gatshëm që çdo gjë ta kthesh në favorin tënd.

Merita Mucaj ( foto personale) 3

Merita Mucaj ( foto personale) 3


Një nga mënyrat se si mund të përshtatesh, është të jesh kreativ dhe të rikrijosh vlerat e tjera në produktin tënd.

Pra, nëse para pak kohësh mund të ishe me të tjera rregulla, kur hasesh me problematika, çdo gjë  duhet ta kthesh në favor dhe duhet të kesh elemntë të rinj të cilët të ndihmojnë, kërkimet në njërën anë dhe studimet në anën tjetër.

Merita Mucaj ( foto personale) 4

Merita Mucaj ( foto personale) 4

Mund të fusësh teknologjitë e të reja, ne madje gjatë Covidit mësuam se çfarë jane dhe se sa shumë rëndësi kanë shitjet online. Çdo përiudhë e vështirë që një biznes kalon, të mëson disa pika të forta të tuat, ose ti nxjerr ato në pah dhe ti mund ti përdorësh më pas në vijimësi të të gjithë punës tënde, e cila duhet të jetë rezistente në treg.

CMG: Sa të rëndësishme janë trajnimet?

Merita Muçaj:  Unë kam një parim, nëse nuk do të isha Merita Muçaj, mbiemri im do të ishte Merita Trajnimi. Unë nuk e kam konsideruar ndonjëhërë veten të rëndësishme ose si gjeni por kam punuar shumë dhe ndjek relativisht 6-7 trajnime jashtë vendit brenda një viti. Ndaj dhe e shoh shumë të rëndësishme që të rinj të ndryshëm, persona që punojnë çdo ditë, duhet të lënë mënjanë çdo angazhim tjetër dhe t’i drejtohen trajnimeve si mundësi për t’u zhvilluar dhe futur në përdorim teknologji të reja.


Intervistoi: Megi Latifi