Foto nga videoklipi -If Only I -në youtube
Thonë se gjërat e mira vijnë nga tre, dhe Two Friends, Bebe Rexha dhe Loud Luxury kanë sjell së bashku një këngë verore . Treshja sapo kanë hedhur në tregun muzikor këngën “If Only I”.
Para publikimit, kënga debutoi në festivalin ‘Coachella’, ku këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha u shfaq si e ftuar gjatë performancës së grupit Two Friends në skenën e madhe të festivalit. “Hera e parë që takuam Bebe ishte në ‘Coachella’, pak para se të vazhdonim dhe ta këndonim premierë këngën e re”, tha Halper për EDM. Kjo vjen pak ditë pasi Bebe Rexha u bë personazhi më i përfolur në mediat ndërkombëtare për goditjen që mori nga një telefon i hedhur në fytyrën e saj nga një burrë gjatë koncertit të saj në New York. Ndërkohë, vetëm pak muaj më parë, 33-vjeçarja ka publikuar albumin e saj më të fundit, “Bebe”, me shumë hite të reja i cili është pritur mjaft mirë nga publiku.