Foto nga videoklipi -Ndryshe
Këngëtarja Malda Susuri pas një pauze të gjatë rikthehet me një material të ri muzikor, që mban titullin “Ndryshe”.
Artistja, e cila njihet edhe për stilin e saj të veçantë në muzikës, përcjell nëpërmjet kësaj kënge një mesazh të fuqishëm, ku u bën thirrje njerëzve të duan njëri-tjetrin pa paragjykime, të festojnë bukurinë e të qënurit ‘ndryshe’. Autori i tekstit, muzikës dhe orkestrimit të kësaj kënge është artisti i mirënjohur Armend Rexhepagiqi. Kënga është realizuar edhe në videoklip dhe gjendet e publikuar në kanalin zyrtar të artistes në YouTube.
Malda Susuri pritet që të sjellë edhe projekte të tjera në vazhdim. Ajo njihet për vokalin e veçantë dhe tekstet me mesazhe të thella, duke i prekur edhe këtë herë fansat e saj me këngën “Ndryshe”.