Ceremonia e ngritjes së flamurit për të shënuar 26-vjetorin e kthimit të Hong-Kongut në atdhe
2023-07-02 15:18:09

foto/VCG

foto/VCG

Qeveria e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut (HKSAR) të Kinës mbajti të shtunën një ceremoni të ngritjes së flamurit dhe një pritje për të festuar 26-vjetorin e kthimit të Hong-Kongut në atdhe.

Në ceremoninë e ngritjes së flamurit në sheshin “Bauhinia” të shtunën në mëngjes morën pjesë nënkryetari i Komitetit Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez, Leung Chun-ying, kryeekzekutivi i Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut John Lee dhe drejtori i Zyrës Ndërlidhëse të Qeverisë Qendrore Popullore në Hong-Kong Zheng Yanxiong. 

foto/VCG

foto/VCG

Ndërsa ngriheshin flamuri kombëtar i Kinës dhe ai i Hong-Kongut, helikopterët e Shërbimit Qeveritar Ajror fluturuan mbi portin Victoria për të shfaqur flamurin kombëtar dhe atë të Hong-Kongut. Pas ceremonisë, u organizua një pritje nga qeveria e Hong-Kongut në Qendrën e Konventave dhe Ekspozitave. Para fillimit të pritjes, u shfaq një film që përmbledh punën e qeverisë së HKSAR-it gjatë vitit të kaluar.

Në fjalimin e tij në pritje, kryeekzekutivi Johen Lee tha se gjatë vitit të kaluar, Hong-Kongu doli nga hija e tkurrjes ekonomike dhe iu kthye rritjes pozitive. Lee tha se politikat për tërheqjen e talenteve dhe sipërmarrjeve siç propozohen në raportin e tij të punës, të paraqitur tetorin e vitit të kaluar, po japin gradualisht rezultate.

foto/VCG

foto/VCG

“Vitin e ardhshëm, ekipi im dhe unë do të vazhdojmë të vizitojmë në mënyrë aktive pjesën kontinentale dhe vende të tjera, duke udhëhequr delegacione të forta që përfaqësojnë sektorë të ndryshëm dhe për t'i treguar botës historitë e mira të Hong-Kongut dhe krijuar më shumë mundësi për qytetin tonë”. - tha kryeekzekutivi i HKSAR-it. Sipas tij, Hong-Kongu do të vazhdojë përpjekjet për t'u integruar në mënyrë proaktive dhe aktive në zhvillimin e përgjithshëm të vendit, duke përfshirë pjesëmarrjen dhe promovimin e zhvillimit të Zonës së Madhe të Gjirit Guangdong-Hong-Kong-Makao dhe nismës “Një brez, një rrugë.” (Fang Xiaoyu/Laçi)