Qeveria kineze shqyrton udhëzimet mbi politikat që mbështesin ndërtimin me standarde dhe cilësi të lartë të Zonës së Re Xiong’an
2023-07-01 16:00:35

foto/VCG

foto/VCG

Byroja Politike e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) mbajti një takim të premten për të shqyrtuar udhëzimet mbi një sërë politikash dhe masash që mbështesin ndërtimin me standarde dhe cilësi të lartë të Zonës së Re Xiong’an në provincën Hebei të Kinës Veriore.

Presidenti i Kinës, njëkohësisht Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së, Xi Jinping kryesoi takimin. 

foto/VCG

foto/VCG

Takimi theksoi rëndësinë e ndërtimit të zonës së re, duke thënë se ajo është krijuar për të transferuar funksionet jokapitale të Pekinit dhe për të nxitur zhvillimin e koordinuar të rajonit Pekin-Tianjin-Hebei. Qeveria kineze duhet të marrë masa të synuara mbështetëse për të adresuar problemin aktual, nevojat dhe shqetësimet e kompanive, shkollave dhe institucioneve të tjera që do të zhvendosen në Xiong’an, për të nxitur zbatimin e disa projekteve madhore në zonën e re.

Në takim u theksua gjithashtu zhvillimi cilësor i rajonit, duke thënë se ai duhet të transformohet në një mënyrë intensive, të gjelbër dhe miqësore me mjedisin, duke kryer reforma për të optimizuar mjedisin e biznesit, forcuar inovacionin teknologjik dhe për të zhvilluar një industri të nivelit të lartë.

foto/VCG

foto/VCG

Përveç kësaj, zyrtarët duhet të përmirësojnë strukturën e qeverisjes dhe sistemin e shërbimit publik, të eksplorojnë sistemin e funksionimit dhe menaxhimit për qytetin e ardhshëm, sipas takimit. (Fang Xiaoyu/Laçi)