Said Duleviçin mund ta takosh çdo ditë në rrjetet sociale, duke dhënë këshilla të shumta për të gjithë ndjekësit. Ai është ndër programuesit më të njohur në rrjetet sociale në Shqipëri. Saidi thotë se shumicën e produkteve i blen në Kinë, pasi jo vetëm që janë me çmime konkurruese, por përshtaten shumë mirë në vendin tonë. Në intervistë për Radio Ejani, eksperti i IT flet për pasionin e tij për teknologjinë dhe jep këshilla për përdorimin e saj
Said Dulevic ( foto ABC TV) - Copy
Said Duleviç, programuesi i zëshëm në rrjetet sociale
Said Duleviç pas studimeve të tij në It, teknologjinë e informacionit zgjodhi të aplikojë në disa kompani ku spikati menjëherë me ambicien dhe aftësitë. Prej vitesh ai ka punuar në kompani italiane, duke krijuar dhe sisteme të e-commerce, ku mund të shiteshin produktet e tyre. Më pas Saidi vijoi mësimdhënie në qendra kursesh dhe drejton një qendër ku ofron kurse të ndryshme të IT.
Ai është bërë i njohur nëpërmjet mediave sociale, ku përgjatë këtij viti, në të cilin vendi ynë ka rënë pre e disa sulmeve kibernetike, u ka dhënë zgjidhje shumë personave nëpërmjet shembujve që duhet të ndjekin.
Saidi vijon të jetë çdo ditë në rrjetet sociale, duke dhënë këshilla të shumta për të gjithë ndjekësit dhe sa kujdes duhet të tregojnë në klikim e një dokumenti apo faqeje të gabuar.
CMG: Said, kur ke nisur që të merresh me fushën e IT?
Said Duleviç: Unë kam nisur që në vitin 2004. Që në moshë realitvisth të vogël merresha me rregullimin e kompjutrave të ndryshëm. Më pas kjo ka qenë nxitje që të vijoja edhe shkollën në këtë fushë
Said Dulevic ( foto instagram)
CMG: Çfarë të pëlqen të bësh më tepër në përditshmëri?
Said Duleviç: Në përditshmëri unë kam dëshirë së tepërmi të edukoj njerëzit, t’iu ofroj atyre dije mbi mënyrën se si mund ta konsiderojnë teknlogjinë, është e rëndësishme që atë ta përdorim në favorin tonë.
CMG: A A ka nevojë Shqipëria për më tepër ekspertë IT?
Said Duleviç: Po patjetër që ka sepse teknologjia është e ardhmja dhe nëse ne e shohim në prespektivë do të kuptojmë që është shumë e rëndëishme të shohim drejt një profesioni si IT. E kemi kuptuar në raste të ndryshme që Shqipëria ka nevojë për IT, në ato raste kur na është dashur ndërhyrja emergjente në raste sulmesh kibernetike ose raste te tjera që ka pasur nevojë vendi ynë. Ndaj si profesion i së ardhmes dhe duke qënë që unë kam qënë dhe vijoj të jem i dedikuar në këtë fushë, do të doja të shihja më tepër ekspertë IT që ndjekin studimet dhe e aplikojnë si profesion.
CMG: Si e ndan kohën mes profesionit dhe pasioneve?
Said Duleviç: Unë kam zgjedhur që profesionin tim ta kem pasion dhe e kundërta, vetëm në këtë formë mund të bëjmë atë që duam pa u lodhur. Ata që dëgjojnë videot e mia e dinë që unë i motivoj të gjithë ata që bëjnë profesionin e ëndrrave, dhe nëse shkojnë vonë në shtëpi nuk ndjejnë pikën e lodhjes.
CMG: Kina është një vend që teknologjinë e ka tepër të avancuar, si të ka ndihmuar kjo gjë?
Said Duleviç: Po patjetër. Unë shumicën e produkteve i blej në Kinë, pasi jo vetëm që janë me çmime konkurruese, ato përshtaten shumë mirë në vendin tonë.
Said Dulevic ( foto instagram)
CMG: Si mendoni që po avancon teknologjia dhe a mund të ndalemi në anët pozitive dhe negative?
Said Duleviç: Teknologjia është futur në çdo hap