Fundjavën që lamë pas u zhvillua në qytetin e Suharekës edicioni i katërt i eventit “Karnevali Golden Eagle”. Në skenën e tij u ngjitën artiste të mirënjohur nga trojet shqiptare, krahas 500 artistëve ndërkombëtarë nga Spanja, Italia, India, Kuba, Brazili, Polinezia, Turqia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Performancat e artistëve shqiptarë u ndanë në dy netë. Nga këngëtarët pjesëmarrës në natën e parë u ngjitën në skenën e madhe këngëtarët Klajdi, Bruno & Miri, Capital T, etj, ndërsa nata e dytë kënduan për publikun Mc Kresha & Lyrical Son, Nora Istrefi, duke përfunduar me imazhin e e kësaj kompanie, Era Istrefi. ‘Karnevali Golden Eagle’ u moderua nga Arbana Osmani, Berat Miftari dhe Kushtrim Reshitaj. Në intervistë për Radio Ejani ka treguar disa detaje të edicionit të 4-të Shaqir Palushi, themelues i Fondacionit Golden Eagle dhe pronar i kompanisë Frutex.
CMG: Çfarë të veçante kishte këtë vit në eventin ‘Karnevali Golden Eagle’?
Shaqir Palushi: ‘Karnevali Golden Eagle’ këtë vit zhvilloi edicionin e tij të katërt në qytetin e Suharekës. Në dallim nga edicionet e kaluara këtë vit performuan rreth 500 artistë nga vende të ndryshme të botës nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi,Spanja, Kuba, Brazili, Kili, India. Të gjitha aktivitetet nisën në orën 18.00 me grupet që parakaluan nëpër qytetin e Suharekës, ndërsa persomanca në skenë e një pjesë të artistëve nisi në orën 19.30. Natën e pare performuan këngëtarët Capital T, Klajdi dhe Bruno, ndërsa natën e dytë, Lirical Sun, Nora Istrefi, Era Istrefi, Mc Kresha, etj. Edhe vitet e kaluara ka patur prezencë jo vetëm nga vendi, ndërsa këtë vit ka pasur turistë nga e gjithë bota. Këtë vit ishte një skenë shumë e madhe, e cila nuk ishte parë asnjëherë tek ne.
Hyrja për të gjithë publikun që e ndoqi ishte falas, gjithashtu u ndërtuan edhe shtëpiza të cilat ofronin shërbime të ushqimeve dhe pijeve.
‘Karnevali Golden Eagle’ nisi si gjithmonë me parakalim nga të gjithë artistët ndërkombëtarë. Qëllimi i këtij aktiviteti është që qytetarë të ndryshëm të kenë arsye çdo vit për ta vizituar qytetin e vogël të Suharekës, Therandën e vjetër, qytetin e njerëzve të suksesshëm në fusha të ndryshme si në sport, në biznes,etj që tashmë i është shtuar edhe një epitet si, ‘qyteti i karnevaleve’. Suhareka, një vend i vogël organizon një festë kaq të madhe dhe mbi të gjitha me përmasa ndërkombëtare. Është zgjedhur pikërisht qyteti i Suharekës për ta realizuar festën aty, për arsye se përveç se është kampion në futboll dhe basketboll është edhe qyteti i luleve. Për të katërtin vit tashmë ju shtua edhe një festë si “Karnevali Golden Eagle”, e cila është kthyer në një traditë të këtij qyteti.
Sava Lena