Changhuxinyimen Quan, një ndër stilet tradicionale të "Shaolin"-it, ka lëvizje kompakte dhe të fuqishme. Ky art marcial, i krijuar nga murgu i madh Huiyang i tempullit "Shaolin" në dinastinë Song (960-1279), u përshtat nga Kinnara, një murg i njohur për mbrojtjen e tempullit gjatë dinastisë Yuan (1271-1368) dhe shumë mjeshtër të tjerë të arteve marciale në dinastitë Ming (1368-1644) dhe Qing (1636-1912). Ky stil ka një rutinë mjaft të plotë që daton mbi një mijë vjet më parë.
Kung Fu i Shaolin-it ka qenë i njohur që nga kohërat e lashta./CGTN
Changhuxinyimen Quan evoluoi nga lufta reale. Teknikat e tij janë shumë të fuqishme, të shpejta dhe të njëpasnjëshme, duke u fokusuar njëkohësisht në sulmin dhe mbrojtjen. Gjatë sulmit, trupi duhet të mbahet brenda një hapësire të kufizuar, të grushtosh dhe ta rrotullosh grushtin për të çliruar fuqinë maksimale. Lëvizjet janë shumë praktike. Pas përmirësimit përgjatë viteve, praktikuesit i kushtojnë më shumë vëmendje praktikimit të brendshëm, ose meditimit Shan(Zen).
Lëvizjet janë shumë praktike/CGTN
Shi Yandian është një murg luftëtar në tempullin "Shaolin". Ai i ka praktikuar artet marciale tradicionale qysh në moshën 8-vjeçare. Ai beson se kungfuja e "Shaolin"-it është uniteti i shpirtit dhe teknikës. Objektivi i tij përfundimtar është të arrijë një kultivim të brendshëm të nivelit të lartë.
praktikuesit i kushtojnë më shumë vëmendje praktikimit të brendshëm, ose meditimit Shan/CGTN
Changhuxinyimen Quan, siç e ka kuptimin emri i tij në gjuhën kineze, fokusohet në kultivimin e brendshëm. Ai simbolizon heqjen e mendimeve shpërqendruese dhe fokusimin në praktikë.
Shi Yandian është një murg luftëtar në tempullin "Shaolin"/CGTN
Megjithatë, nuk është e thjeshtë që të jesh i përqendruar. Edhe Shi Yandian, që është praktikuar për shumë vjet, pati probleme serioze. Ai u plagos në një aksident dhe zuri shtratin. Pas trajtimit mjekësor, ai ishte në një gjendje të keqe mendore dhe humbi guximin. Për fat të mirë, pas vetëpërmirësimit të vazhdueshëm, besimi iu rikthye gradualisht.
"Ndonjëherë të mposht jo lëndimi, po dobësia e brendshme,"thotë Shi.
Kung Fu i Shaolin-it është uniteti i shpirtit dhe teknikës/CGTN
Kultivimi i brendshëm lidhet jo vetëm me artin marcial. Në jetën e përditshme ai është më shumë si një lloj mendimi, ose një veprim pozitiv. Kur arrini këtë nivel, do të keni një gjendje shpirtërore të mirë.
Të gjitha mendimet janë Shan./CGTN
Thelbi i "Shaolin"-it është më shumë në Shan, sesa te stilet e tij. Dhe kjo është arsyeja përse arti marcial i "Shaolin"-it është trashëguar brez për brezin për mijëra vjet. Të gjitha mendimet janë Shan. Nëpërmjet eliminimit të emocioneve negative, njeriu mund të arrijë një gjendje shpirtërore të gëzuar dhe pozitive. Ky proces është edhe një formë vetëkultivimi. (Xu Guang)