Turizmi i aventurës, Shqipëria ende e pazbuluar
2023-06-29 09:30:02

Turistë në kanion (Foto Telegrafi)

Turistë në kanion (Foto Telegrafi)

Turizmi i Aventurës nuk njeh stinë dhe Shqipëria ofron mundësi pafund. Në një intervistë për mediat ekspertja e turizmit të aventurës Alma Spathara  jep e sugjerime për turistët dhe vizitorët për destionacione të caktuara.

“Turizmi i aventurës përfshin tre elementë: aktivitetin fizik, natyrën,  dhe zhvillimi i aktiviteti fizik në vende të panjohura ekzotike, të virgjëra dhe patjetër shkëmbimin kulturor që një turist ka me banorët e zonave të ndryshme të cilat janë të thella dhe jo të zakonshme,  por të jashtëzakonshme. Shqipëria ka fatin dhe është e bekuar me shumë bukuri natyrore, ne nuk na mungojnë malet, liqenet lumenjtë, kanionet, vija bregdetare është fantastike që do të thotë që në të gjithë territorin e Shqipërisë mund të bëhet turizëm i aventurës. Në turizmin e aventurës përfshihen aktivitete si: Hiking, Kajaking, Paraglading, kanionin, ziplingin, hidrospeed, biking, motobiking. Të gjitha këto aktivitete që janë zhvilluar shumë vitet e fundit jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë botën, bëjnë atë që quhen sportet e aventurës. Shqipëria ka vende të bukura por e preferuara ime është rafting në Kanionet e Osumit, në lumin e Vjosës në Përmet, në Drinin e zi, hiking, në malin e Tomorit, në varglamet e Nëmërçkës, në malet e Dibrës, apo veriun e vendit, ku të gjithë e njohin itinerarin Theth- Valbonë. Shqipëria është plot me aktivitete dhe bukuri natyrore për të zhvilluar turizmin e natyrës” - thekson Spathara.

Turizmi i aventures (Gazeta Si)

Turizmi i aventures (Gazeta Si)

E teksa ky lloj turizmi zhvillohet vit pas viti, ekspertët sugjerojnë të rritet oferta turistike. Turizmi i aventurës sot është trend botëror.

“Shqipëria është ende e pazbuluar,  ndaj duhet rritur oferta turistike, për të gjithë turistët tanë,  shqiptarë por edhe të huaj, sepse është trend botëror turizmi i aventurës dhe experiences. Turisti që vjen në Shqipëri është shumë i interesuar të shkojë në zona të thella, në fshatra të pashkelur aty ku nuk ka trafik. Ka ndryshuar komplet trendi turizmit, turistët e sotëm nuk kërkojnë më të qëndrojnë në qytete të mëdha, ose të mbajnë rradhë në muzeume apo  në zona shumë të frekutentura. Ata kërkojnë një ecje në një fshat të thellë, ku është një vend i virgjër dhe ka shumë natyrë. Ky është turizmi i aventurës, sepse turisti gjatë përjetimit të eksperiencës së tij duhet të ndjejë emocione të forta,  të bëjë sport dhe të sfidojë veten. Turizmi i aventurës është ekstrem”, tha ekspertja

Poster i turizmit të aventurës në Shqipëri (Foto Prezi)

Poster i turizmit të aventurës në Shqipëri (Foto Prezi)

Turistët në lumin Vjosë (Foto Shqiptarja.com)

Turistët në lumin Vjosë (Foto Shqiptarja.com)

Turizmi aventurës me motorr (Foto Shqiptarja.com)

Turizmi aventurës me motorr (Foto Shqiptarja.com)

Ekspertët bëjnë thirrje që për këtë lloj turizmi të merren masat e duhura dhe të krijohet siguria maksimale pasi ka patur edhe raste fatale sidomos nëpër Alpet Shqiptare.

“ Turizmi i aventurës ndahet në turizmi i aventurës soft dhe hard. Tek  pjesa soft marrin pjesë që nga fëmijët e vegjël, si dhe prindërit e gjyshërit dhe  përfshin ecje në fshatra apo kodra, që jo domosdoshmërisht duhet të ngjisin malin dhe të futen në sportet ekstreme apo të kërkojë pajisje të specifikuara dhe guida të specializuara. Duhet të kemi parasysh që për të bërë aventura në zona të thella  turistët duhet të jenë të shoqëruar nga guida e tyre lokale, që ka eksperiencën dhe mjetet e duhura për të bërë gjithë udhëtimin një eksperiencë të bukur dhe të sigurt. Një nga detyrat tona këtu në Shqipëri është që guidat tona të trajnohen sa më mirë për t’i ofruar turistëve një aventurë apo edhe një shërbim sa më të bukur, profesional dhe të sigurtë.”- thotë Spathara.

Turizmi i aventurës ka një rol të jashtzakonshëm pasi  kontribuon shumë në ekonomitë vendore dhe në zona që nuk janë shumë të zhvilluara.