Situata me fondet e investimeve
2023-06-28 11:33:12

Invest (Foto businessmag)

Invest (Foto businessmag)

Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i shoqërisë administruese Albsig Invest në një intervistë dhënë revistës “Monitor” analizon tregun e fondeve të investimit në vend.

“Situata është më e qetë, seç ishte vitin e kaluar, kjo si pasojë e stabilizimit që ka ndodhur me normat e interesit. Mos të harrojmë gjatë 3 mujorit të parë ranë në mënyrë drastike nga nivelet e larta që ishin vitin e kaluar. Tani vërejmë një stabilizim pra nuk ka shumë ndryshim. Nuk ka tërheqje masive por nuk ka edhe hyrje të reja, ndërkohë që vlera e aseteve është po njëlloj me fillimit  e vitit. Ndërkohë që performancave nga ulja e normave në stabilizim është në territor pozitiv po thuajse në të gjithë fondet. Nga komunikimi që kemi patur me investitorët potencial por edhe ato që u larguan vitin e kaluar vërejmë një farë pasigurie tek ato”- tha Ramadani.

Ne një intervistë për Revisten Monitor, eksperti Ramadani shpjegon më tej tendencën e vlerës së aseteve.

“Po të shikosh kemi një dalje neto në të gjithë fondet në numër anëtarësh pra nëse janë 100 neto nuk janë shumë, kemi daljen neto të 100 anëtarëve dhe po të shikosh vlerën e aseteve  ka rritje, ka një rritje drastike, pasi edhe ulja ishte drastike. Dhe me ringritjen është drastike. Megjithëse nuk ka patur një situatë rritje drastike të normave të interesit shoqëritë administruese janë shumë të vetëdijshme për situata të tilla dhe kanë ndërtuar sisteme menaxhimi risku dhe plane kontingjente për të ulur riskun e likuiditetit dhe situata që ishte një test për këto sisteme, edhe rezultati ishte që asnjë nga fondet nuk pati një krizë akute likuiditeti. Ndërkohë, të gjithë anëtarët janë shlyer brenda limitit ligjor brenda 7 ditëve. Ka pasur shkelje që në një nga investitorët është tërhequr më shumë se 7 ditë. Kjo ka qenë një frikë shumë e madhe e FMB-së sidomos tek fondet që kanë një vlerë të lartë të aseteve. Por fatmirësisht u kalua shumë mire. Nuk është se kemi patur rritje të vazhdueshme të normave të interesit, por vitin e kaluar ishin shumë drastike edhe për një kohë të gjatë. Si në çdo krizë financiare kjo nuk quhet e tillë por krizë likuiditeti, elementi më i rëndësishëm është komunikimi brenda organizatës dhe komunikimi ndërinstitucional”, tha ai

Admir Ramadani (Foto linkedin)

Admir Ramadani (Foto linkedin)

Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i shoqërisë administruese Albsig Invest, tregon menyren se si u menaxhua situata ne kompanine qe drejton.

“Shoqëria jonë mobilizohet stafin për t’u takuar me çdo klient të mundshëm, në një formë fushate. U sqaruan klientët, u sqaruan situatat dhe iu këshillua për vendimin e tyre më të mirë pas situatës së tyre financiare. Ishte e vështirë se njerëzit kanë humbur lekë, por ishte diçka shumë pozitivë pasi pjesa më e madhe e klientëve tanë nuk u tërhoqën. Çfarë është më e rëndësishme me një fond të tillë që investon në obligacione, është horizonti i investimit. Nëse ato kanë një horizont të vogël investimi më pak se 1 vit nuk është shumë e përshtatshme për shkak të lëvizjeve dhe normave të interesit dhe impaktit që i jep. Nëse ke një horizont investimi 2 apo 5 vjeçar këto fonde janë shumë të përshtatshme, dhe kjo fushatë shumë e mirë nga ana që rezultoi në klientë që nuk u tërhoqën dhe fondi rikuperoi shumë më shpejt se parashikonim.”

Fond investime sh(Foto telegraf)

Fond investime sh(Foto telegraf)

Fondet e investimit ofrojnë  mundësi të mëdha për kapitalin sipërmarrës, ku investitorët u besojnë paratë e tyre institucioneve të specializuara - kompanive të Menaxhimit të Fondit të Investimit. Mjetet monetare grumbullohen nëpërmjet shitjes së kuotave në Fond dhe Shoqëria i investon ato në përputhje me dispozitat e Ligjit, Prospektit dhe Statutit të Fondit. Fondi do të investojë kryesisht në bono dhe obligacione të shtetit shqiptar dhe i adresohet klientëve konservator me një horizont afatmesëm investimi 2-5 vjet duke ofruar likuiditet të lartë me mundësi të tërheqjeve të shumave në çdo kohë.