Xinjiang-u i vërtetë në sytë e turistëve japonezë
2023-06-28 15:13:02

“Mirupafshim, Xinjiang”! Në mesditën e 27 qershorit, një delegacion turistik japonez, i përbërë nga 20 veta, përfundoi vizitën e vet në Rajonin Autonom të Xinjiang-Ujgurit të Kinës. Gjatë nëntë ditëve ata vizituan Urumqin, Turpanin, Korlën dhe Kashgarin, duke parë peizazhet piktoreske dhe duke u njohur nga afër me doket e zakonet e veçanta të banorëve të kombësive të ndryshme të këtij rajoni. “Fantastike!”; “Mrekulli!”; “Njerëz shumë miqësorë!” - me këto fjalë, anëtarët e delegacionit bënë transmetim të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale, duke ndarë përvojat e tyre nga ky rajon i bukur i Kinës, të cilat u mirëpritën ngrohtësisht nga përdoruesit e internetit.

Foto:VCG

Foto:CMG

Si është Xinjiang-u i vërtetë? Ambasada kineze në Japoni nisi një fushatë regjistrimi, duke marrë aplikime prej banorëve japonezë për të vizituar Xinjiang-un. Anëtarët e delegacionit, nga nxënësit e shkollës fillore deri në të moshuarit 80-vjeçarë, shkuan me shpenzimet e veta, me kuriozitetin për të njohur një Xinjiang të vërtetë, pasi njoftimet e medies ishin shumë negative.

Gjatë vizitës së ngjeshur, ata u njohën nga afër me realitetin vendor. Në fushat e pambukut, mësuan se për të mbjellë mbi 20 hektarë tokë, duhen vetëm dy ditë me makineri dhe dronat profesionalë mund të kryejnë spërkatjen e kimikateve brenda pesë orësh. Vizitorët thanë se kjo është krejtësisht e ndryshme nga spekulimet e medies për “punën e detyrueshme”,  sepse niveli i automatizimit është shumë i lartë. Në fabrikat e endjes, ata panë punëtorë me vetëbesim dhe një mjedis të pastër, duke ngritur dyshime për të ashtuquajtur problem i “të drejtave të njeriut” në Xinjiang.

Përveç kësaj, shumë anëtarë të delegacionit morën pjesë në stërvitje fizike në mëngjes, ishin të pranishëm në dasma tradicionale dhe vallëzuan e kënduan bashkë me vendësit, duke jetuar si banorët e Xinjiang-ut. Disa u dashuruan me këtë rajon dhe disa thanë se vizita i bëri të ndienin historitë e Rrugës së Lashtë të Mëndafshit. Në postimet e tyre në rrjetet sociale, ata ndanë video, foto dhe mesazhe, që regjistronin momentet e bukura të kësaj vizite. Shumë përdorues interneti komentuan se Xinjiang-u është krejtësisht i ndryshëm nga ai i përshkruar nga mediet perëndimore, duke shprehur dëshirën të shkonin edhe ata vetë për të parë.

Foto:CMG

Foto:CMG

Se si është Xinjiang-u i vërtetë, gjithnjë e më shumë njerëz po zgjedhin ta shohin me sytë e tyre. Në vitet e fundit, mbi 1000 gazetarë e diplomatë nga më shumë se 100 vende e rajone të botës kanë vajtur në Xinjiang, duke u njohur nga afër me bukurinë, zhvillimin e jetën harmonike atje. Shkrimtari e gazetari francez Maxime Vivas bëri tre vizita në Xinjiang dhe shkroi librin “Ujgurët - dhënia fund e lajmeve të rreme”. Sipas tij, gjithnjë e më shumë njerëz e kanë kuptuar se njoftimet në mediet perëndimore janë gënjeshtra dhe se ato “demonizojnë” Kinën për qëllime politike.

Në të njëjtën kohë, të dhënat statistikore kanë dëshmuar lulëzimin dhe zhvillimin e Xinjiang-ut. Në fund të vitit 2020, në mbarë Xinjiang-un u zhduk varfëria absolute. Në tremujorin e parë të këtij viti, PBB-ja e përgjithshme e rajonit ishte mbi 414 miliardë juanë, 4.9 % më e lartë në krahasim me  të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në pesë muajt e parë të sivjetshëm, Xinjiang-u ka pritur mbi 72.7 milionë turistë, 34.91 % më shumë se gjatë së njëjtës periudhë të vjetshme. Tani ekonomia e Xinjiang-ut po zhvillohet vazhdimisht, jeta shoqërore është e qëndrueshme e harmonike dhe zhvillimi i çështjes së të drejtave të njeriut ndodhet në periudhën më të mirë në histori, çka njihet gjerësisht nga bashkësia ndërkombëtare. Në sesionet e Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, gati 100 vende shprehën mbështetje ndaj qëndrimeve të Kinës dhe kritikuan synimet politike të vendeve perëndimore.

Foto:Global Times

Foto:Global Times

Sipas një komenti të Grupit Mediatik të Kinës, në Japoni dhe në Kinë ekziston e njëjta shprehje, që fjalë për fjalë thotë se “100 të dëgjuara nuk krahasohen me një të shikuar”. Përvojat e delegacionit turistik japonez vërtetuan përsëri se Xinjiang-u i vërtetë është krejt i ndryshëm nga ai që jepet i shtrembëruar prej medieve perëndimore. “Ne mirëpresim më shumë miq të huaj të shkojnë në Xinjiang për të parë me sytë e tyre pamjen e bukur dhe jetën e lumtur këtu,” thekson komenti.