Li Qiang merr pjesë në ceremoninë e hapjes së Forumit Veror të Davosit dhe mban fjalim
2023-06-27 16:38:59


Foto nga Xinhua

Kryeministri  kinez Li Qiang mori pjesë të martën në ceremoninë e hapjes së Forumit Veror të Davosit dhe mbajti një fjalim. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm gjithashtu kryetari i Forumit Ekonomik Botëror Klaus Schwab, kryeministrja e Barbadosit Mia Amor Mottley, kryeministri mongol Oyun Erden, kryeministri i Zelandës së Re Chris Hipkins, kryeministri vietnamez Pham Minh Thanh, drejtorja e përgjithshme e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) Ngozi Okonjo-Iweala dhe afër 1500 përfaqësues nga qarqe të ndryshme nga mbi 90 vende e rajone .

Li Qiang u shpreh se, në disa vjetët e kaluar, me ndërthurjen e epidemisë dhe ndryshimeve të situatës, bota ka pësuar transformime të mëdha. "Duke përjetuar barriera të prekshme dhe të paprekshme, duhet t'u kushtojmë  më shumë rëndësi komunikimit dhe shkëmbimeve, të promovojmë mirëkuptimin e ndërsjellë ndërmjet vendeve, kombeve e qytetërimeve të ndryshme, të forcojmë më tej dialogun, të sheshojmë dallimet dhe të shtojmë konsensusin. Duke përjetuar krizat globale, duhet të vlerësojmë bashkimin e bashkëpunimin, të krijojmë konceptin e bashkëpunimit me përfitime të ndërsjella, të përballojmë sfidat globale dhe të nxitim përparimin e qytetërimit njerëzor.  Duke përjetuar ulje-ngritjet e globalizimit ekonomik, duhet të vlerësojmë edhe më shumë hapjen dhe ndarjen e përbashkët, të ndërtojmë në mënyrë të palëkundur një ekonomi të hapur botërore dhe t'i bëjmë rezultatet e zhvillimit të globalizimit ekonomik më të drejta dhe me përfitime për vende e grupe të ndryshme njerëzish. Duke përjetuar shqetësimet e shkaktuara nga konfliktet dhe trazirat, duhet të vlerësojmë edhe më shumë paqen e qëndrueshmërinë. Nën drejtimin e konceptit të presidentit Xi Jinping për krijimin e bashkësisë me fate të përbashkëta të njerëzimit, duhet të zbatojmë së bashku nismat e zhvillimit global,  të sigurisë globale dhe të qytetërimit global e të përpiqemi të ndërtojmë një botë më të mirë," theksoi kreu i qeverisë kineze.

Li tha se, në 10 vjetët e fundit, Kina ka qenë një forcë e rëndësishme nxitëse e rritjes së ekonomisë botërore e në të ardhmen do të vijojë t'i japë shtysë të fortë mëkëmbjes e rritjes së ekonomisë botërore. "Jemi të gatshëm që, bashkë me sipërmarrësit e vendeve të ndryshme, të përkrahim globalizimin ekonomik, të ruajnë ekonominë e tregut, të përkrahim tregtinë e lirë dhe ta çojmë ekonominë botërore drejt një të ardhmeje më përfshirëse, elastike e të qëndrueshme.(Çang Çuo)