Prokurimet e hapura në Shqipëri
2023-06-27 11:23:13

Komisioni Europian (Foto ATSH)

Komisioni Europian (Foto ATSH)

Shqipëria ka një legjislacion modern, me standarde evropiane në fushën e prokurimit publik. Ligji i ri për prokurimin publik, i miratuar në vitin 2020, si dhe aktet e tjera nënligjore janë përafruar me 4 direktivat e Bashkimit Evropian. Kuadri ligjor pasqyron parimet themelore të traktatit të Bashkimit Europian për transparencën, trajtimin e barabartë, mosdiskrimimin, si dhe vlerën e parasë, ndërkohë padyshim edhe konkurrencën e lirë, njohjen reciproke dhe proporcionalitetin. Sistemi i prokurimit në Shqipëri përfshin mundësi zhvillimi të procedurave të prokurimit në rrugë dixhitale. Qeveria shqiptare, duke nisur nga viti 2019, ka vendosur si një nga qëllimet e saj kryesore vizionin e zhvillimit të një sistemi dixhitalizimi për ofrimin e shërbimeve publike dhe rasti i Komisionit të Prokurimit Publik është emblematik.

Zv.kreministrja Belinda Balluku (Foto ATSH)

Zv.kreministrja Belinda Balluku (Foto ATSH)

Komisioni i Prokurimit Publik i Shqipërisë, ka përshpejtuar kohën e shqyrtimit të ankesave për vitin 2022, duke ulur ndjeshëm treguesin e ankesave të shqyrtuara jashtë afatit, në drejtim të qëndrueshmërisë dhe vendimmarrjes. Numri i padive të ngritura në gjykatë për vendimet e Komisionit të Prokurimit Publik gjatë vitit 2022 është më i ulët se numri i padive të ngritura 2 vite më përpara, konkretisht 5.5% kundrejt 9.8% që ka qenë në vitin 2020. Pra 50% më pak.

 

Një histori tjetër suksesi e përfaqëson edhe qasja e njërës prej kompanive franceze më të mëdha në fushën e energjisë, Voltalia, e cila prej vitesh studionte tregun shqiptar, duke kryer edhe disa tentativa për pjesëmarrje. Voltalia, jo një herë, por dy herë, ka qenë pjesëmarrëse në ankandet e ndërtimit të parqeve fotovoltaike te organizuara ne Shqiperi, pra të energjisë së rinovueshme që është një nga qëllimet kryesore të tranzicionit të gjelbër në Europë dhe temë qendrore e bisedimeve mes kryeministrit kinez Li Qiang dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz javës së kaluar në Gjermani.  

BERZH (Foto Fax.al)

BERZH (Foto Fax.al)

Me ndihmën e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), qeveria shqiptare realizoi dy procese transparente të ankandeve të këtyre parqeve fotovoltaike, duke pasur si pjesëmarrës disa dhjetëra kompani evropiane dhe ndërkombëtare me eksperiencë, shumë të qenësishme në fushën e prodhimit të rinovueshëm të energjisë. Voltalia u ndje ne shoqeri te mire ne kete mjedis dhe ka fituar dy nga këto ankande, duke e rankuar Shqipërinë në listën e vendeve të preferuara nga kompanitë e mëdha, pikërisht për shkak të kritereve të hapura dhe profesionale të prokurimit.

Dy raste të tjera janë gjigandet energjitike Shell dhe ENI. Dy nga kompanitë e ekselencës evropiane për sa i përket naftës dhe gazit. Që të dyja tashmë operojnë në Shqipëri dhe pritet që në fund të vjeshtës 2023, kompanitë të deklarojnë rezultate shumë shpresëdhënëse për të ardhmen e nxjerrjes së naftës dhe gazit në Shqipëri, si në toke, ashtu dhe në det.

Voltalia, ENI dhe Shell janë brande të cilat nderojnë dhe e vendosin Shqipërinë në një pozicion të mirë, me kompani të këtij niveli, që vijnë në vendin tonë, konkurrojnë dhe më pas kthehen në motorë gjenerues të ekonomisë shqiptare.