Në fillim të prillit, një debat krahasues mes sistemit kinez dhe atij perëndimor u zhvillua në qytetin Kembrixh të Masaçusetsit. Sipërmarrësi francez Arno Bertro dhe "studiuesi" gjerman antikinez Adrian Sens zhvilluan një debat prej 150 minutash, ku në fund fitoi francezi Bertro.
Gjatë debatit, Arno Bertro fillimisht diskutoi se çfarë është liria. Ai tha se ish-presidenti amerikan Frenklin Rusvelt publikoi në vitin 1941 opinionin e "4 Lirive", ku përmendte se ShBA-të duhet të realizojë "lirinë nga mungesa" dhe "lirinë nga frika". Bertro pyesi se nëse në ShBA-në e sotme njerëzit i gëzojnë këto liri apo jo?
Bertro më pas vuri në dukje se ish-presidenti francez Sharl de Gol dikur ka thënë se liria më e madhe duhet të jetë pavarësia sovrane e një vendi. "Në këtë apekt, Kina është padyshim vendi më i lirë në botë, sepse nuk është vasal i asnjë vendi tjetër, nuk angazhohet në aleanca ushtarake... Kjo shkallë e lartë sovraniteti i lejon Kinës të fokusohet në zhvillimin e brendshëm dhe të ruajë lirinë e veprimeve të saj në arenën ndërkombëtare".
Në përmbledhjen e fjalimit, Bertro tha se sistemi kinez e vë theksin te liria kolektive, qëndrueshmëria afatgjatë dhe zhvillimi i vetvetes me këmbëngulje. Ky model ka dëshmuar se mund t'i sjellë shoqërisë lumturinë e gjithanshme.
Bertro demonstroi këndvështrimin e tij, bazuar në përvojën personale në Kinë, që nga liria, qëndrueshmëria dhe lulëzimi i saj. Në ana tjetër, Adrian Sens përsëriti gënjeshtrat mbi Kinën, të cilat janë ekspozuar edhe herë të tjera. Votimi për debatin tregoi se Bertro fitoi me një diferencë të madhe.
Ky debat u organizua nga Instituti amerikan i Kërkimeve Ndërkolegjiale. Pas publikimit të videos në Fejsbuk dhe Tuitër, ajo tërhoqi mbi 1.200 komente dhe shumica e përdoruesve shprehën mbështetjen e tyre për Bertro.
Përvoja e jetës së Bertro në Kinë
Bertro ka jetuar në Kinë për shumë vite, madje dhe gruaja e tij është kineze. Ky çift po menaxhon një uebsajt informacioni për Mjekësinë Tradicionale Kineze, me qëllim që të ndihmojnë njerëzit në Perëndim të kuptojnë veçoritë dhe epërsitë e kësaj mjekësie.
Për ta njohur thellësisht Kinën, Bertro ka vizituar 17 provincat e Kinës. Në korrik të vitit 2021, ai dhe familjarët e tij u nisën nga provinca Henan, kaluan provincat Shaanxi, Ningxia, Gansu, Xinjiang dhe Qinghai me një automjet rekreativ, duke përshkruar krahinat e Kinës Veriperëndimore, në një udhëtim prej afro 10 mijë kilometrash për 35 ditë.
Bertro thotë se ekziston një diferencë të madhe mes kulturave kineze dhe atyre perëndimore dhe të kuptuarit e kulturës kineze kërkon "kuptim dhe përshtatje me një mendje të hapur”. Ai mori si shembull ushqimin pikant të Sichuanit, i cili në fillim mund të pranohet me vështirësi, por pasi mësohesh me të, do të pëlqejë pa masë.
Vetëm në Tuitër, Bertrand ka mbi 100 mijë fansa dhe shpesh publikon komente bindëse në lidhje me tema të ndryshme për Kinën. Së fundmi, në uebsajtin e Foks Njuzit në ShBA u publikua një intervistë e ish-presidentit amerikan Donald Tramp, i cili kërkoi goditjen me forcë të trafikut të drogës, duke përmendur Luftën e Opiumit dhe Kinën. Bertro e korrigjoi në llogarinë personale të Tuitërit, duke thënë se e vërteta është se Kina nuk u mposht nga fuqitë perëndimore sepse u "qetësua nga opiumi", por se fuqitë perëndimore "përdorën opiumin për të anestetizuar Kinën" dhe duke e detyruar për të shitur opiumin në Kinë.
Bertro tha se Perëndi mund ta ketë harruar këtë histori, por në Kinë, njerëzit ende e mbajnë mend. Një mësim i rëndësishëm historik i Kinës është se vendi i dobët mund të pushtohet nga vendet e tjera. Bertro shpesh vlerëson zhvillimin e Kinës. Kur tregoi për lajmin e superfabrikës së Teslas në Shangai, ai shkruajti: "Është vërtet e mahnitshme, kjo tregon se 95% e pjesëve të përdorura në prodhimin e makinave Tesla, janë prodhuar në Kinë". (Xu Guang)