Festivali i Teatrit të Kukullave “Xinxifillo” u mbajt për tre netë me rradhë nga 14 -17 qershor në Pogrdec. Edicioni i 17-të i Festivalit "Xinxifilo", shumë i dashur për fëmijët këtë vit mblodhi trupat teatrale nga Tirana, Korça, Elbasani, Berati, Shkodra, Tetova dhe Pogradeci. Ajo që u vu re ishte pjesmarrja e madhe e fëmijëve në të gjitha shfaqjet teatrore.
Eritan Kamolli Dr i Qendres Kulturore Lasgush Poradeci Pogradec (Foto nga facebook)
Pogradeci mikpret Festuvalin e Teatrit të Kukullave "Xinxifillo"
Edicioni startoi me shfaqjen e Teatrit të Kukullave të Elbasanit dhe u mbyll me Teatrin e Kukullave të Pogradecit. Çdo vit ka pasur interes të madh nga fëmijët, por edhe mnë këtë edicion të festivalit pati pjesëmarrje të shumtë të fëmijëve të qytetit të Pogradecit dhe të rretheve të tjera. Në këtë festival ashtu si çdo vit është punuar shumë që trupat teatrale t’i përcjellin fëmijëve sa më shumë mesazhe sensibilizuese.
Këtë vit në festivalin “Xinxifilo” u mendua që të mos ndanin çmime, që të mos krijohej konkurencë mes trupave. Sipas organizatorëve më i rëndësishëm është bashkëpunimi dhe ndarja e eksperiencave. Në prononcimin për mediat Drejtori i Qendrës Kulturore Eritan Kamolli është shprehur:
Foto facebook
“Festivali i Teatrit të Kukullave “Xinxifilo” është një festival i kthyer tashmë në një festë për të gjithë ne, por simodos për vogëlushët e qytetit të Pogradecit. Ky është një festival që shpalos veprat e të gjithë rretheve të Shqipërisë.”
Shkodra përfaqësohet në këtë festival me pesë aktorë dhe kjo është një mundësi shumë e mirë për të shkëmbyer eksperiencat mes trupave teatrale. Regjisorja, Drane Xhai theksoi:
“Në Festivalin “Xinxifilo”, masiviteti i fëmijëve të Pogradecit në sallë ishte i jashtëzakonshëm. Pas 25 vitesh u rikthyet teatri dhe ishte pothuajse një festë për të gjithë qytetin ky rikthim i teatrit të qytetit të Teatrit të Kukullave në Shkodër. Tani disa gjërt janë më ndryshe, projektet janë shumë të vogla dhe ana ekonomike ka ndryshuar”
Shfaqjet u zhvilluan në sallën e Qendrës Kulturore "Lasgush Poradeci" për tre ditë me rradhë dhe në tre orare të ndryshme: Ora 10:00, 12:00 dhe 19:00 ku shtatë trupa teatrale interpretuan fabula dhe personazhe.
Foto facebook
Ky edicion i 17-të i Teatrit të Kukullave “Xinxifilo” u mbyll me sukses edhe këtë vit. Kjo është një mundësi shumë e mirë për shkëmbim eksperiencash me qyteteve të ndryshme të vendit.
Sava Lena